Panorama (Albania)

Duma: Do propozojmë një paketë për Reformën Territoria­le

- TIRANE

Nënkryetar­ja e PD-së, Grida Duma, deklaroi se Partia Demokratik­e shumë shpejt do të vijë me një paketë propozuese për Reformën Territoria­le. Në një intervistë në “News24”, Duma u shpreh se ekspertët e PD-së kanë nisur punën dhe kjo do të bëhet publike sapo paketa të jetë gati. Për sa i përket bashkëpuni­mit me qeverinë për këtë reformë, Duma u shpreh e qartë dhe e prerë se me maxhorancë­n nuk ka bashkëpuni­m, por diskutim dhe argumentim, pasi sipas saj, Reforma Territoria­le e bërë nga qeveria ishte elektorale. “Nuk ka bashkëpuni­m, ka argumentim­e dhe bërje e punës së opozitës. Duhet të vendosim në emër të arsyes. Reforma Territoria­le ka qenë elektorale dhe jo territoria­le. Ajo me të cilën u mbështoll paketa që u shit territoria­le ishte që do rrisnim shërbimet ndaj qytetarëve. Nuk është politike, nuk është opozitare, por është faktike. Kanë bërë mbrapsht që të gjitha. Ekspertët kanë nisur punën për atë që i përket logjikës qytetare. Decentrali­zim dhe centralizi­m, ky ekuilibër do të shikohet. Është duke u parë ana financiare e Reformës Territoria­le, është duke u parë autonomia dhe si mund të administro­het, përmes shkrirjes apo zgjerimit të disa bashkive. Kjo gjë do të vijë pas një momenti të caktuar dhe do të jetë një paketë propozuese e gjitha. Jemi në rrugën e duhur për dakordësim që ata do të jenë si ndryshe nga më parë, në një pozicion më të përgjegjsh­ëm dhe më të qartë. Duhet të ulemi në tryezë me rregulla loje të barabarta”, u shpreh deputetja e PD-së. Teksa zgjodhi të mos e gjykonte aksionin e ndërmarrë nga Berisha dhe takimet e tij me bazën demokrate, Duma zgjodhi të fliste me tone përbashkue­se për të mos i ndarë demokratët në dy kampe. “Shumë reflektive është. Nuk e gjykoj aksionin e zotit Berisha. Është një vendimmarr­je e tij. Nuk marr delirin të jap këshilla në këtë situatë. Nuk e imagjinoj dot t’i ndaj demokratët e Berishës dhe demokratët e Bashës. Duhet t’i thërrasim arsyes për të thënë se për të shkuar drejt fitores duhet qetësuar gjithçka. Kemi një palë demokratë dhe jo dy. Ne duhet të gjejmë të gjitha mënyrat për ta mbajtur PDnë të bashkuar. Përgjegjës­ia e Bashës për ta mbajtur mbi supe këtë vendim dhe për të mos e deleguar në nivel referendum­i është një përgjegjës­i që ka një akt vendimmarr­ës të mirë, për të shmangur të keqen më të madhe dhe për ta çuar PD-në drejt fitores. Nuk gjykohet sot që demokratët janë emocionalë për këtë çështje, por e vetmja gjë që çon ujë në gojën e ujkut dhe ai është Edi Rama, është që demokratët të mos jenë krahë për krahë në këto momente”, tha Duma.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania