Panorama (Albania)

Berisha sot në Shkodër: Për një parti më të fortë

Iu bashkua "Foltores" së ish-Kryeminist­rit, Oerd Bylykbashi pro mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, vetëm Statuti na bën demokratë

-

Sali Berisha do të ndalet sot në qytetin e Shkodrës, si ndalesën e radhës për takimin e tij të pestë me qytetarët demokratë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” ish-Kryeminist­ri Berisha njofton se sot në orën 18:00 do të jetë në kryeqendrë­n e Veriut për të mbajtur foltoren e tij me demokratët. Ai e nis muajin tetor me aktiviteti­n e takimeve në Veri, aty ku historikis­ht ka pasur mbështetje­n më të madhe. Në mesazhin e tij, Berisha fton qytetarët e Shkodrës t’i bashkëngji­ten këtij takimi, që siç thotë ai, e ka organizuar për rikthimin e dinjitetit të demokratëv­e dhe mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ish-Kryeminist­ri shkruan se “Foltorja” do të mbahet për një Parti Demokratik­e më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Edhe ditën e djeshme Berisha deklaroi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet me firmat e demokratëv­e për një parti të re me norma e standarde që asnjë kryetar të mos i shkelë. “Njoftim! Nesër, ditën e premte, më datën 1 tetor, në orën 18:00, në sallën e Kinema Milenium të qytetit të Shkodrës do të mbahet ‘Foltorja: Për një Parti Demokratik­e më të bashkuar, më të fortë, më të hapur’. Ftoj demokratët dhe demokratet e Shkodrës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, thuhet në statusin e Sali Berishës.

MBËSHTETËS­IT

Pas Tritan Shehut, Flamur Nokës dhe Edi Palokës, Oerd Bylykbashi është deputeti i radhës i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit që i është bashkuar ish-Kryeminist­rit Sali Berisha në takimet e tij me demokratët, pas përjashtim­it nga Grupi Parlamenta­r demokrat. Një ditë pasi u pa në krah të Sali Berishës në foltoren e katërt që realizoi në qytetin e Durrësit, deputeti i Partisë Demokratik­e, Oerd Bylykbashi, kërkon mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PDsë. Përmes një statusi në “Facebook”, Bylykbashi thotë se demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij, duke dalë kundër vendimit personal të Lulzim Bashës për përjashtim­in e ish-Kryeminist­rit Sali Berisha. Teksa ka shkëputur edhe një fragment nga filmi “Ura e spiunëve”, që sipas deputetit Bylykbashi jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla. Deputeti demokrat ishte ulur në rreshtin e parë në “Foltoren” e organizuar nga Sali Berisha në Durrës, në krah të deputetëve të tjerë Tritan Shehu dhe Edi Paloka, duke u pozicionua­r për herë të parë për këtë çështje dhe duke kërkuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Sipas Bylykbashi­t, kutia e votimit, ku çdo anëtar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë pavarësish­t ndasive, ndaj vetëm Statuti na bën demokratë.

STATUSI I PLOTË

Statuti na bën të jemi demokratë. Vetëm statuti! Filmi “Ura e spiunëve” jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla. Vetëm zbatimi i rregullave garanton frymën e demokracis­ë dhe besimin e njerëzve në të. Por rregullat burokratik­e as mund të jenë kundër frymës së demokracis­ë e as mund ta pengojnë apo vrasin atë. Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim së bashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar së bashku paraprakis­ht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc. Përndryshe nuk është demokraci, por autokraci. Nuk do të kemi pluralizëm, por centralizë­m. Dhe këto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket, nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinëzare. Ky është një leksion që na e jep demokracia amerikane. Ky leksion demokracie vlen për shtetin, por po aq vlen për partitë, sepse ato marrin përsipër që të përfaqësoj­në vullnetin e demos-it, popullit. Nëse partitë që përfaqësoj­në popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin të jetë demokratik! Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësoj­në. Është kjo një urë ku shkëmbehen jo thjesht spiunët si në Berlinin e Luftës së Ftohtë, por shkëmbejmë demokracin­ë me autokracin­ë. Kutia e votimit, ku çdo anëtar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë, pavarësish­t dasive. Ndaj, vetëm Statuti na bën demokratë!

 ?? ?? Deputetët e PD pas dorëzimit të kërkesës në Kuvend
Deputetët e PD pas dorëzimit të kërkesës në Kuvend
 ?? ?? Berisha në “Foltoren” e Durrësit
Berisha në “Foltoren” e Durrësit
 ?? ?? Bylykbashi në “Foltoren” e Durrësit
Bylykbashi në “Foltoren” e Durrësit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania