Panorama (Albania)

Gjekmarkaj: Basha duhet t’i mbledhë të gjithë

“Tani t’i gënjejmë shqiptarët që jemi vendi sovran i Enver Hoxhës”

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e Agron Gjekmarkaj, duke folur mbi vendimin për përjashtim­in e Sali Berishës nga Grupi Parlamenta­r i PD-së pas shpalljes “non grata” nga SHBA, thotë se nuk mund t’i gënjejmë shqiptarët duke u thënë se ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës. Gjatë një interviste në “EuroNews Albania”, Gjekmarkaj komentoi edhe etiketimet që Berisha i bëri Bashës si “lider i thyer” dhe me defekte, duke ngritur pyetjen si u bë Basha papritur lider i keq në dy javët e fundit. “Bindja ime është që atyre njerëzve që kthehen pas 10 viteve u ofrohet një betejë e rreme dhe një iluzion i rremë. Në të gjithë diskursin që bëhet, flitet duke përjashtua­r një gjë të madhe, sikur ajo gjë e madhe nuk ekziston, sikur ajo gjë e madhe nuk na godet, sikur ajo gjë e madhe nuk na prek. Kjo gjë e madhe, mund ta përjetojmë në të gjitha skajet e saj, është vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës. Ato e kanë marrë edhe për vendin tonë. Tani, t’i gënjejmë ne shqiptarët që ne jemi vendi sovran i Enver Hoxhës, t’i gënjejmë shqiptarët që ne jemi vendi sovran që kemi qenë 45 vite komunizëm, është gënjeshtër. Ne e kemi lënë sovranitet me dashje, kemi hyrë në organizata, jemi në NATO, një organizatë që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai po reagon prej tre javësh dhe po reagon fort në mënyrën e tij tradiciona­le. Këto që dëgjoj, sepse i bie që Lulzim Basha papritmas u bë i keq në dy javët e fundit. Në qoftë se ka qenë i keq, ka qenë lider i thyer, ka pasur të gjitha këto defekte që edhe mund t’i ketë pasur, Sali Berisha i pari ka pasur detyrimin etik ndaj demokratëv­e”, tha Gjekmarkaj. Gjekmarkaj thotë se një ditë Lulzim Basha duhet të gjejë forcën që t’i mbledhë të gjithë, por duhet edhe të tjerët të afrohen. “Tjetër është përmasa e Sali Berishës, njohja dhe aftësia e tij me demokratë dhe me Partinë Demokratik­e, tjetër imja. Dëgjoj tani Sali Berishën që flet dhe më duket sikur dëgjoj akuza për Azem Hajdarin, për Gramoz Pashkon, për Neritan Cekën, për Preç Zogajn, për Arben Imamin, për Genc Rulin, kur befas pastaj u pajtua me të gjithë këta dhe i mori. Edhe bëri shumë mirë që i mori, tregoi një aftësi shumë të madhe në 2005-ën dhe e solli Partinë Demokratik­e në pushtet. Ishte ‘lunxhi miranc’ politike, që Partia Demokratik­e duhet t’i rikthehet, qoftë dhe me këto që duken sot edhe më të ashpër. Një ditë duhet ta gjejë forcën Lulzim Basha i pari, që t’i mbledhë të gjithë. Por duhet edhe të tjerët të afrohen, se nuk mund të vijë ai me përqafim dhe të tjerët me thikë në dorë”, tha Gjekmarkaj.

 ?? ?? Agron Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania