Panorama (Albania)

Soreca takon Manjën: Konsolidim të Reformës në Drejtësi

“Efikasitet­i i gjykatave, pavarësia e magjistrat­ëve, qëllimet kryesore”

-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kërkoi konsolidim të Reformës në Drejtësi dhe efikasitet të gjykatave. Soreca zhvilloi dje një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit ishte Reforma në Drejtësi. Sipas tij, efikasitet­i i gjykatave është qëllim kryesor. “Sot takova ministrin e sapoemërua­r të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidoh­et tani dhe efikasitet­i i gjykatave dhe pavarësia e magjistrat­ëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucio­neve të verifikimi­t dhe të Shkollës së Magjistrat­urës, si dhe punën e vazhdueshm­e në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetje­n e Bashkimit Europian”, shkruan Soreca. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zhvilloi dje një takim me ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Yuri Kim. Pas takimit, ai u shpreh se “mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e paçmueshme për Shqipërinë”. “Me ambasadore­n amerikane Kim biseduam dhe ndamë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në të gjithë përbërësit e saj”, theksoi Manja. “Pengesat e vogla nga çdo anë të vijnë, as nuk do të pengojnë e as nuk do të ndalojnë bashkëpuni­min tonë maksimal në luftën ndaj korrupsion­it, krimit dhe pandëshkue­shmërisë në Shqipëri!”, u shpreh ai. Nga foltorja e Parlamenti­t Ulsi Manja, si ministër i Drejtësisë, kërkoi votat e opozitës për këtë ndryshim, për t’i dhënë KPK-së afat veprimi deri në përfundimi­n e vetingut të 370 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në listë për t’u vetuar. Manja tha se “ne do të kërkojmë edhe konsensusi­n e opozitës që mandati i KPK-së dhe i KP-së të zgjatet deri në përfundim të procesit të vetingut, pra deri në vetimin e plotë të të gjitha subjekteve të shortuara, për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësim­it kalimtar të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, tha Manja. “Ky është mandat kushtetues dhe sigurisht zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Ne nuk i kemi votat e nevojshme për të ndërhyrë në Kushtetutë për ta zgjatur mandatin e KPKsë dhe KP-së do të kërkojmë konsensusi­n e opozitës, sepse për ne mbarimi me sukses i procesit të vetingut si një nga shtyllat kryesore në sistemin e drejtësisë, është garanci për të pasur një sistem drejtësie të konsolidua­r”, tha në fund ministri Manja.

SORECA: Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidoh­et tani dhe efikasitet­i i gjykatave dhe pavarësia e magjistrat­ëve janë qëllimet kryesore

 ?? ?? Manja dhe Soreca
Manja dhe Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania