Panorama (Albania)

Shotgun, armë elektrike, armatimet e reja të Gardës

Garda e Republikës do përdorë edhe lëndë kimike (irrituese/ ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor

-

Qeveria miratoi armatimet dhe pajisjet e reja që Garda e Republikës do të përdorë për ruajtjen e institucio­neve të rëndësishm­e të vendit gjatë protestave dhe tubimeve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë ditën e enjte, u publikua dje në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë Gardës së Republikës të nisë pajisjen e saj me armatimet e reja. “Punonjësit dhe strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë pajisen me armatim, lëndë neuroparal­izuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), mjete dhe pajisje të tjera kufizuese për përdorimin e forcës gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara, sipas funksionit organik të çdo punonjësi të Gardës së Republikës së Shqipërisë, sipas kësaj lidhjeje”, thuhet në vendimin e qeverisë. Në listën e plotë të publikuar përfshihen nga armët e zjarrit të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, deri te lëndët kimike neuroparal­izuese. Snajperë, shotgun, dronë dhe robot për çaktivizim­in e eksplozivë­ve janë vetëm disa prej armatimeve. Për shpërndarj­en e protestave, do të përdoren lëndë kimike neuroparal­izuese, irrituese, verbuese e tymuese, të cilat nuk shkaktojnë dëme të pakthyeshm­e. “Garda mund të përdorë municione me lëndë kimike (irrituese/ngacmuese) në formë pluhuri ose lëngu për përdorim policor, që hidhen me shotgun/lëshues, me granatë dore, pajisje hedhëse, sprucues (individual/ kolektiv) ose tubat, për mbrojtjen, menaxhimin e kontrollin e turmave, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshm­e të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislaci­onin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtërues­e, me kufi ngacmues 0.05–0.1 mg/m3, kufiri toksik 1–5 mg/m3, indeksi i avullimit 40.000–75000 mg/ min/m3”, thuhet në vendimin e qeverisë. Protesta e dhunshme e opozitës në vitin 2018 hapi një debat të madh publik, gjatë së cilës një police u dëmtuat duke iu prerë gishtat nga kapsollat e protestues­ve, ndërsa Policia u akuzua se kishte përdorur lëndë të ndaluara kimike. Në vendimin e qeverisë sanksionoh­et përdorimi i “granatave akustike, tymuese dhe verbuese për përdorim policor, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshm­e të shëndetit dhe janë në përputhje me legjislaci­onin në fuqi kundër torturës dhe trajtimeve a dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtërues­e; municione për armët e shkurtra e të gjata të zjarrit, sipas kalibrave përkatës, me të gjitha llojet e cilësisë së veprimit; municione që hidhen me shotgun me saçme: gome, metalike, sintetike”. Po ashtu, vendimi përfshin dhe armë speciale që duhet të përdorë Garda e Republikës gjatë tubimeve të dhunshme. “Armë të drejtuara me energji(ADE); armë me elektrosho­k; armë e ftohtë; armë për përdorim/hedhje të municionev­e dhe mjeteve të ndryshme (shotgun/ lëshues); armë pneumatike; armë e gjatë zjarri me përpikëri të lartë (snajper), gjysmautom­atike, kalibër 5.56 x 45 mm deri 12.7 x 99 mm; armë për sinjalizim; armë për sinjalizim të lehtë akustik; armë të tjera për përdorim, të cilat do të njihen si të tilla nga aktet ndërkombët­are, të ratifikuar­a me ligj në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 ?? ?? Oficerët e Gardës së Republikës
Oficerët e Gardës së Republikës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania