Panorama (Albania)

TIRANA ZYRTARE PËRSHËNDET ARRITJEN E MARRËVESHJ­ES

-

Udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë janë shprehur të kënaqur me marrëveshj­en e arritur në Bruksel për shtensioni­min e situatës në Veri të Kosovës, duke deklaruar përfitime nga secila palë.

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tani fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocit­et, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se për shtetin e tij është e rëndësishm­e që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga Veriu. Më 30 shtator, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, njoftoi arritjen e marrëveshj­es që u negociua dy ditët e fundit në Bruksel.

Lajçak ka publikuar një letër ku shihet qartë se palët janë pajtuar për tri pika kyçe: njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalime­t e përbashkët­a kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite; misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadav­e, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë; nga 4 tetori do të nisë së zbatuari përkohësis­ht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistrua­ra në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme. Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajt­uri “Grup Punues”, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë. DEKLARATA E KURTIT

Kryeminist­ri i Kosovës tha se me marrëveshj­en e ar

Zyrtarët e lartë në Shqipëri e kanë mirëpritur arritjen e marrëveshj­es mes Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet në Veri. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpuni­mit. “Shqipëria mirëpret marrëveshj­en e arritur në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpuni­mit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshm­e në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalës­he”, tha Xhaçka. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka reaguar dhe ka përshëndet­ur marrëveshj­en e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si një hap i rëndësishë­m “në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dyja anët e kufirit”. ritur me Serbinë në Bruksel, Serbia do të nisë të mësohet me reciprocit­et. Sipas tij, me heqjen e barrikadav­e nuk do të ketë më nevojë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Por “Policia do të jetë gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen… Natyrisht,

Policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocit­etin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, shkroi Kurti. DEKLARATA E VUÇIÇ Pala serbe e pranoi propozimin për kompromis me Kosovën, me qëllim shtensioni­min e situatës në Veri të Kosovës. “Mendoj se kemi arritur

SHBA e ka përshëndet­ur marrëveshj­en mes Kosovës e Serbisë që u dha fund tensioneve në Veri të Kosovës, duke vlerësuar pozitivish­t vendimin e qeverisë së Kosovës për masën e reciprocit­etit, por duke kritikuar mënyrën se si u zbatua ajo. Zëvendësnd­ihmëssekre­tari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, gjatë një konference për mediat në Bruksel, të enjten deklaroi se ishte e rëndësishm­e që Kosova dhe Serbia arritën marrëveshj­e për situatën në Veri. Escobar, që njëherësh është i dërguari i Departamen­tit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se Kosova ka pasur të drejtë të vendosë reciprocit­etin, por Uashington­i u befasua me mënyrë e zbatimit të këtij vendimi. “Kosova ka të drejtë në reciprocit­et dhe kjo ka qenë e ditur. Por u zumë shumë në befasi me mënyrën e zbatimit. një lloj zgjidhjeje kompromisi, me të cilën personalis­ht jam shumë i kënaqur”, tha Presidenti serb Vuçiç gjatë një vizite në Nish. Sipas tij, marrëveshj­a ka anët e mira dhe të këqija. “Për Serbinë është e rëndësishm­e që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga Veriu i Kosovës

Por këtë e prisnim që të ndodhte në një moment. Jemi të lumtur që siguruam uljen e tensioneve”, tha ai duke shtuar se duhet gjetur zgjidhje afatgjatë për çështjen e targave. Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, tha se arritja e kësaj marrëveshj­eje dëshmon se riangazhim­i në dialog sjell përfitime për dhe ne të ruajmë paqen”, u shpreh Vuçiç.

Kryediplom­ati i BE-së Josep Borrell tha se pas kësaj marrëveshj­eje “Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstrukti­ve në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizim­in e marrëdhëni­eve”, tha Borrell. qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. “Lajm i mirë nga Brukseli - një shembull se si riangazhim­i në dialog mund të ketë përfitime reale dhe të qëndrueshm­e për kosovarët dhe serbët. Faleminder­it i dërguari Lajçak për ndërmjetës­imin dhe partnerëve në Kosovë dhe Serbi për vullnetin dhe gatishmëri­në e tyre për të negociuar”, shkroi ai.

Që nga 20 shtatori, kur u vendos masa e reciprocit­etit për targat me Serbinë, Veriu i Kosovës ka qenë i tensionuar pasi serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikëkalime­t kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe Policia e Kosovës ka qenë në gatishmëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania