Panorama (Albania)

Ylli i efektivit të vrarë Saimir Hoxha në “Murin e Kujtesës”

Kryeminist­ri Rama: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm! 170% e pagës asgjë në raport me humbjen, një lehtësim krah familjes

- TIRANE

Efektivi i ndjerë, Saimir Hoxha, i vrarë me armë zjarri paraditen e së martës në zonën e Lezhës, do të përjetësoh­et edhe në memorialin pranë Ministrisë së Brendshme.

Ylli i nënkomisar­it Hoxha, është vendosur përkrah 200 dëshmorëve të tjerë, të cilët dhanë jetën e tyre në radhët e Policisë së Shtetit. Ylli u vendos nga Kryeminist­ri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. “Sot, ne jemi këtu për të mbajtur ceremoninë e vendosjes së yllit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit pranë yjeve të gjithë dëshmorëve të trupave tona të rendit e sigurisë në harkun e këtyre viteve. Është një kohë e gjatë qysh se është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim, që në gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Nga ana tjetër, statistika­t s’kanë rëndësi, sepse një jetë e vetme vlen sa gjithë jetët kur ajo humbet”, tha kreu i qeverisë. Kryeminist­ri tha se ndiente një lehtësim kur mendonte se fëmijët e Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, nuk do të ishin vetëm. Ata tanimë do të marrin të plotë pagën e babait të tyre deri në moshë madhore. “Sot, ne jemi këtu për të mbajtur ceremoninë e vendosjes së yllit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit pranë yjeve të gjithë dëshmorëve të trupave tona të rendit e sigurisë në harkun e këtyre viteve. Është një kohë e gjatë qysh se është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim, që në gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Nga ana tjetër, statistika­t s’kanë rëndësi, sepse një jetë e vetme vlen sa gjithë jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshë­m i thotë më mirë se sa të gjitha fjalët dhe ndjenjat tona. Dua të them se sidoqoftë, ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm.

Ne do të përkujdese­mi për ta siç kemi nisur për familjet e tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të dalin me këmbët e tyre në jetë. 170% e pagës për fëmijët nuk thotë asgjë në raport me humbjet, natyrisht që as ato 50 mijë lekë nuk thonë asgjë, por sidoqoftë është një lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar përdore jo vetëm nga nëna, gjyshërit, por dhe nga shteti, nuk do i mungojë asgjë njësoj sikur babai të ishte në jetë, përveç mungesës së tij që askush nuk e zëvendëson dot. Lavdi dëshmorëve të atdheut që sot iu bashkohet dhe ylli i Saimirit”, shtoi kreu i qeverisë. ÇUÇI: EFEKTIVI DORËZOI JETËN PËR SIGURINË Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se “Murit të Kujtesës” në Ministrinë e

Brendshme iu shtua edhe një yll tjetër krahas 224 policëve të tjerë të rënë në krye të detyrës. Ai tha se Saimir Hoxha dorëzoi jetën e tij për sigurinë dhe të ardhmen e vendit tonë. “E di se çfarëdo nderimi që t’i bëjmë Saimir Hoxhës, me siguri që nuk është i mjaftueshë­m për të zbutur zemrën e bërë gur të familjes, të të afërmve të tij, miqve dhe kolegëve që punuan me të në Policinë e Shtetit. Saimir Hoxha është një tjetër simbol i sakrificës më të lartë që mund të bëjë një punonjës i Policisë së Shtetit. Ai e pagoi shtrenjtë detyrën, i dha atë që s’ka çmim: jetën. Prandaj ne përulemi me mirënjohje­n më të lartë para tij. Saimir Hoxha është një tjetër motiv që ju, punonjës të Policisë së Shtetit, të vijoni të luftoni me kurajë krimin. Nuk jeni vetëm në këtë luftë të vazhdueshm­e për të përmbushur me sukses këtë detyrë të lartë që keni marrë përsipër të kryeni. Keni mbështetje­n e familjeve shqiptare, keni mbështetje­n tonë absolute dhe forcën që ju jep ligji. Me kokën lart dhe besimin brenda vetes se nuk ka rrugë tjetër përveçse të jemi ne fitimtarë në këtë përballje, le të punojmë për një Shqipëri më të sigurt për fëmijët tanë, për të ardhmen e përbashkët të Atdheut tonë”, u shpreh ai.

 ?? ?? Vendosja e yllit të Saimir Hoxhës te “Muri i Kujtesës”
Vendosja e yllit të Saimir Hoxhës te “Muri i Kujtesës”
 ?? ?? Kryeminist­ri Edi Rama ma babain e oficerit të ndjerë
Kryeminist­ri Edi Rama ma babain e oficerit të ndjerë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania