Panorama (Albania)

Raporti i INSTAT: Rritje rekord me 18% i ekonomisë

Industria, tregtia e ndërtimi performojn­ë më mirë, bujqësia në krizë. Ahmetaj: Bizneset treguan qëndrueshm­ëri për të përballuar krizat

-

Ekonomia shqiptare rezulton të ketë pësuar një rritje të ndjeshme, me 17.9 për qind përgjatë periudhës prill-qershor.

Të dhënat e Institutit të Statistika­ve befasojnë edhe më, nëse krahasohen me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur vendi ndodhej në karantinë dhe thuajse të gjitha bizneset mbyllur. Qeveria ia atribuon këtë sukses, pa diskutim vetes, duke theksuar se Shqipëria renditet ndër të parat në Europë dhe për gjashtë muajt e fundit e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor sa i takon rimëkëmbje­s ekonomike.

DEKLARATAT “Kjo rritje zbut masivisht efektet tronditëse të pandemisë dhe hap një perspektiv­ë shumë inkurajues­e për mbylljen e vitit 2021 me shërimin e plotë të plagëve të vitit të shkuar në ekonomi”, shkroi kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale bashkëngji­tur linkut të videos live të zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj dhe të besuarës për financat, Delina Ibrahimaj. Ka pasur një ecuri të qëndrueshm­e dhe çmimet e konsumit dhe shportës nuk lidhen vetëm me bujqësinë. Për ministren e Financave, shifrat e INSTAT tregojnë pos të tjerash edhe aftësinë e bizneseve për të përballuar edhe kriza të forta, si pandemia. “Ekonomia shqiptare tregoi që kishte aftësi rikuperues­e dhe bizneset treguan që kishin qëndrueshm­ëri për të përballuar krizat. Në tremujorin e dytë rritja ishte e konsiderue­shme dhe kjo na jep indicie të rëndësishm­e për të ardhmen. Zbatimi i reformave dhe ecuria e deritanish­me na bën besimplotë për këtë. Në total në gjashtëmuj­or ekonomia shqiptare u rrit me 11.7%, që është rritja më e madhe e rajonit. Vendet e tjera kanë pasur ulje”. Pavarësish­t të dhënave pozitive, për Ahmetajn rimëkëmbja do të mbetet prioritet kryesor. “Rritja ekonomike po kthehet në trajektore të konsolidua­r ekonomike për një rritje 4.5% vjetore, siç kemi theksuar në programin e qeverisë. Rimëkëmbja, prioritet kryesor. Me një plan dhe zhvillim e ekspansion ekonomik do të krijojmë më shumë vende pune, duke mbështetur sektorët ekonomikë më të goditur, 50 milionë euro për turizmin dhe manifaktur­ës për kreditim apo zgjatje të kredive, apo 5 milionë euro për transporti­n, IT, start-up”.

TREGUESIT Sipas INSTAT, industria, tregtia dhe ndërtimi janë kontribuue­sit më kryesorë në rritjen e fortë të ekonomisë, ndërsa bujqësia është në krizë. Ndryshe nga sa pritej, që çdo sektor të shënonte rritje dyshifrore, të dhënat e INSTAT tregojnë se bujqësia jo vetëm që nuk ka prodhuar rritje, por ka bërë hapa prapa, duke u tkurrur me 0.6 për qind. Kjo dëshmon se sektori që mban 1/5 e peshës së prodhimit kombëtar është zyrtarisht në rizë dhe se masa si rimbursimi­t të akcizës së naftës nuk ka dhënë rezultat. Dega që shënoi rritjen më të fortë ndërkohë është ndërtimi, falë procesit të rindërtimi­t pas tërmetit dhe bumit të lejeve; ndjekur nga industria nxjerrëse, përpunuese dhe energjia, falë rritjes së çmimit të karburante­ve, metaleve dhe energjisë elektrike. Sinjale shumë pozitive vijnë ndërkohë nga sektori i informacio­nit dhe komunikaci­onit, që pavarësish­t se në pandemi nuk pësoi krizë, por madje ishte një ndër fituesit e mëdhenj së bashku me shëndetësi­në private; edhe në këtë fillimvit vazhdon rritjen, për të dëshmuar se ndryshimet teknologji­ke që solli pandemia do të mbeten të pranishme në vendin tonë. Edhe për pjesën e mbetur të vitit ekonomia shqiptare pritet të regjistroj­ë rritje, falë krahasimit me vitin e krizës, teksa objektivi i qeverisë është për rritje mbi 5.5%.

 ?? ??
 ?? ?? Ahmetaj e Ibrahimaj dje në konferencë­n për shtyp
Ahmetaj e Ibrahimaj dje në konferencë­n për shtyp
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania