Panorama (Albania)

Vajza vdiq në spital, prindërit e divorcuar bashkohen për fëmijët

Brisilda Sadushi vdiq në spital pas një komplikaci­oni misterioz. Prindërit në “News24”: Do luftojmë deri në fund për dy fëmijët

-

“Do luftojmë deri në fund që fëmijët e vajzës të rriten pa vuajtje e dhimbje si Brisilda”.

Ky ishte premtimi i madh i prindërve të divorcuar të së ndjerës 23-vjeçare Brisilda Sadushi, që humbi tragjikish­t jetën në Spitalin e Vlorës, ndërsa ngjarja vijon të jetë e veshur me mister. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, prindërit e divorcuar të së ndjerës vendosën të bashkohen për hir të nipërve të tyre të mitur që la pas 23-vjeçarja.

Nëna e së ndjerës: Nuk i kam kërkuar kurrë as edhe 1 mijë lekë dhëndrit borxh, jo më 16 mijë euro. Për çfarë i doja unë ato euro, unë haja bukë e vaj e kripë, jo të merrja lekët e vajzës sime. Çfarë janë këto 16 mijë euro, absolutish­t nuk është e vërtetë.

Babai: Duhet të kishim gjetur gjuhën e përbashkët për fëmijët. Faji është i të dyve, nuk mund të fajësoj atë, sepse edhe ajo fëmijë i ka, siç i dhimbsen asaj, më dhimbsen edhe mua. E di ky shpirt si i kam rritur ata fëmijë, jam kthyer në argat për ta. Ngrija jonxhë në 12 e 1 të natës.

Nëna: Edhe unë kam kërkuar të bëhemi bashkë. Jeta ime është shuar. Që kur pushoi zemra e Brisildës unë nuk kam më jetë, vetëm po më ndihmuat për ata fëmijë që vajza i ka lënë amanet. Unë kam dëshirë të bashkohemi, se këtu nuk jemi për të hedhur baltë mbi asnjërin prej nesh. Nuk më intereson jeta ime më, se çfarë kam kaluar.

Babai: Unë nuk i dal kundër ish-bashkëshor­tes sime. Unë kam kërkuar që të marrim të dy bashkë kujdestari­në e fëmijëve të Brisildës.

Nëna: Kam një jetë që kërkoj të hedh një llamarinë mbi shtëpi, por unë jam e varfër dhe nuk mundem t’i dëgjoj më këto që thuhen, kam qënë prezente kur vajza ime është dhunuar, ia kam gjetur kokën të ënjtur pas dhunimit të atij. Sot dua ta kap ish-burrin për dore dhe djalin që të kërkojmë të drejtën e fëmijës asaj vajze që më iku nga jeta.

NGJARJA Një ngjarje e rëndë u regjis- trua rreth një javë më parë në qytetin e Vlorës, ku 23-vjeçarja Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve të vegjël, ndërroi jetë pasi mbërriti në spital në gjendje të rënduar shëndetëso­re. Sipas burimeve spitalore, gruaja kishte një infeksion në bark dhe gjatë operacioni­t ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e së mërkurës (22 shtator) në spital në gjendje të rëndë, ndërkohë që ende është e paqartë se çfarë komplikaci­onesh ndodhën pas operacioni­t, që i shkaktuan edhe vdekjen. Pas kryerjes së autopsisë nga ana e ekspertëve mjekoligjo­rë, do të mësohet edhe e vërteta e vdekjes së gruas, e cila la dy fëmijë jetimë. Mjekët dyshojnë se 23-vjeçarja mund të ketë tentuar të kryejë një abort në kushte shtëpiake dhe për pasojë, gjendja shëndetëso­re e saj është rënduar në mënyrë të menjëhersh­me.

BURRI NË BURG Brisilda Sadushi kishte disa vite martesë me shtetasin

Eduart Sadushi, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e burgut. Çifti kishte sjellë në jetë dy fëmijë. Burri është arrestuar për dhunë në familje, për shkak se dhunonte vazhdimish­t bashkëshor­ten e tij. E ndjera gjeti guximin për ta denoncuar vetëm në momentin kur ai e rrahu në mes të rrugës. Shkak për dhunën ishin dyshimet e burrit se bashkëshor­tja e tradhtonte. E reja kishte përfunduar dy herë në spital me fraktura në trup, si pasojë e dhunës së bashkëshor­tit.

 ?? ?? Prindërit e 23-vjeçares në emisionin “Me zemër të hapur”
Prindërit e 23-vjeçares në emisionin “Me zemër të hapur”
 ?? ??
 ?? ?? Gazmend Braka (Gaxhai)
Gazmend Braka (Gaxhai)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania