Panorama (Albania)

Lirimi i mikut të Gaxhait, arrestime në burgje

Dy zyrtarë të Burgut të Peqinit falsifikua­n kartelën e punës

-

Dy zyrtarë të Burgjeve janë arrestuar pasditen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Personat që kanë rënë në pranga janë ishshefi Juridik, Gani Shehu, dhe kartelisti Lulzim Kadiu, të dy të Burgut të Peqinit. Hetimet po kryhen në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Elbasan, ndërsa të arrestuari­t do të akuzohen për “shpërdorim detyre”. Burime nga grupi hetimor thanë mbrëmë se Gani Shehu dhe Lulzim Kadiu janë vendosur në pranga pasi kanë falsifikua­r kartelën e punës në burg të Viktor Ymerit, një personazh i njohur nga autoritete­t shqiptare. Të dy zyrtarët akuzohen se kanë falsifikua­r një sërë dokumentes­h të punës së disa të burgosurve, ku mes tyre është dhe Viktor Ymeri. Nga falsifikim­i i kartelave, dyshohet se të burgosurit kanë përfituar ulje të dënimit. Kujtojmë se Viktor Ymeri është cilësuar si një prej personave më problemati­k të Vlorës. Ai është liruar nga burgu në vitin 2019 pas dënimit prej 25 vitesh burg të marrë për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problemati­kë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës në vitin 2019. Viktor

Ymeri konsideroh­ej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnik­ovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës. Fillimisht, Paja dhe Xhunga, të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtank­u, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësis­ht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnik­ovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

 ?? ?? Burgu i Peqinit
Burgu i Peqinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania