Panorama (Albania)

Koronaviru­si i merr jetën 34-vjeçares, 4-muajshe shtatzënë

Ishte trajtuar në kushte shtëpie. Mbërriti në spital në gjendje të rënduar, me 90 për qind e mushkërive jashtë funksionit

-

COVID-19 i ka kushtuar jetën edhe një 34-vjeçarje nga Lezha, në muajin e 4-të të shtatzënis­ë.

Mësohet se 34-vjeçarja Roza Qoja ishte ndjekur për disa ditë me radhë në kushte shtëpie, ndërsa vetëm në datën 28 shtator u paraqit në Spitalin Rajonal të Lezhës. Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët e nisën me urgjencë drejt Spitalin Infektiv në kryeqytete­t. Sipas mjekëve, 34-vjeçarja qëndroi dy ditë në terapi intensive, por për shkak të gjendjes së rënduar me thuajse 90 për qind të mushkërive jashtë funksionit, 34-vjeçarja nuk ia ka dalë të fitojë betejën me koronaviru­sin.

SITUATA Prej disa ditësh, janë rritur ndjeshëm fatalitete­t si pasojë e COVID-19. Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjeku infeksioni­st, profesor Dhimitër Kraja, ngriti shqetësimi­n se në pavijonet e Infektivit gjendeshin të shtruara edhe shumë gra shtatzëna. Doktori apeloi që të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga komplikaci­onet e koronaviru­sit. Por ndërsa fatalitete­t janë rritur ndjeshëm, ajo që vihet re është se ka një rënie të shtrimeve në dy spitalet COVID, si edhe të rasteve aktive. “Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 13 qytetarë: 1 qytetare 34 vjeçe nga Lezha, 1 qytetare 52 vjeçe nga Librazhdi, 1 qytetar 55 vjeç nga Fieri, 6 qytetarë nga Tirana të moshave 64-76 vjeç, 2 qytetarë nga Kurbini të moshave 61-66 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76-86 vjeç”, kanë bërë me dije autoritete­t shëndetëso­re.

RASTET E REJA Të enjten janë raportuar kanë fituar betejën me sëmundjen përgjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i epidemisë 669 raste të reja, nga më shumë se 4800 testime të kryera. Përveçse në Tiranë, një numër i lartë rastesh të reja janë regjistrua­r edhe në Fier, Durrës dhe Vlorë. “Janë kryer 4,835 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 669 qytetarë, në këto bashki: 275 qytetarë në Tiranë, 57 qytetarë në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, 25 qytetarë në Shkodra, Lushnje, 20 në Sarandë, 17 në Elbasan, 13 në Lezhë, Krujë, 12 në Gjirokastë­r, Berat, 9 në Kukës, Mallakastë­r, Gramsh, 8 në Kamzë, 7 në Kurbin, Korçë, 6 në Malësi e Madhe, Kavajë, Dibër, Kuçovë, Peqin, Librazhd, 5 në Pogradec, 4 në Divjakë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Dimal, 2 në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Skrapar, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Klos, Selenicë, Konispol, Libohovë, Dropull, Poliçan, Belsh, Përrenjas. Janë 9,823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania