Panorama (Albania)

Manastirli­u: Të gatshëm për dozën e tretë

“Arrijmë në 3 milionë doza vaksine brenda 2021”

-

Shumë shpejt në vendin tonë mund të nis aplikimin doza përforcues­e e vaksinës apo doza e tretë. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, e la të hapur këtë si mundësi kur tha se përmes kontratave të reja të arritura me kompanitë e vaksinave, sigurohet jo vetëm vazhdimësi­a e vaksinimit por garantohet edhe sasia e nevojshme për çdo vendim të komitetit në raport me dozat e treta. “Sigurisht, kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësi­në e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta, të cilat disa vende i kanë filluar. Kjo na jep një garanci më shumë në disponibil­itetin e vaksinave”. Sipas Manastirli­ut, fondi i vënë në dispozicio­n nga qeveria për blerjen e vaksinave kap vlerën e 36 milionë dollarëve. Lidhur me ecurinë e vaksinimit, ministrja vuri në dukje se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë sot është 44%, ndërkohë që përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është drejt 36% e popullatës target +18 vjeç. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimev­e në marrëveshj­en për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet ‘Pfizer Export B.V’”,m e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, tha se deri në fund të këtij viti pritet të sigurohen gjithsej 3 milionë doza vaksine. Duke u ndalur në marrëveshj­en e re me kompaninë “Pfizer”, Manastirli­u tha se kontrata e re nuk ka asnjë ndryshim në çmim apo në kushtet të tjera. “Sa i përket marrëveshj­es të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshj­e. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshj­es së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshj­e nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, deklaroi Manastirli­u. Ndërkohë, përmes “COVAX”-it do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të konsiderue­shme të vaksinave brenda vitit. “Nëpërmjet instrument­it të “COVAX”-iy, tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrument­i, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrument­it “COVAX” të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina, të cilat janë gjithashtu planifikua­r për të mbërritur brenda këtij viti”, tha Manastirli­u.

 ?? ??
 ?? ?? Manastirli­u, dje në Kuvend
Manastirli­u, dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania