Panorama (Albania)

“Kanë vrarë Enver Hoxhën”, si u mor peng familja Sula

“Ai u tërhoq gjithë kohën me pistoletë në dorë dhe fare afër shtëpisë m’u duk se vuri një tytë tjetër tek ajo”

- Enver Hoxha

Unë në atë kohë isha jashtë dhe po afrohesha në drejtim të shtëpisë. Nga kunatat e fëmijët kam mësuar më pas se ai, pasi ka shtyrë derën me shqelm, u është drejtuar atyre, duke u thënë: “Mos lëvizni se kanë vrarë Enver Hoxhën dhe ne po ndjekim kriminelët”

Sa veta kanë qenë në dhomën ku u fut Xhevdeti? Në atë moment aty kanë qenë shumë fëmijë, pasi ishte e diel dhe aty mblidheshi­n për të parë filmin shqiptar që jepte “Tirana” të dielave. Kështu ishin shtatë fëmijët e Mersinit, katër djem e tri vajza e më i madhi 14 vjeç, së bashku me nënën e tyre, Shehjen. Ishin edhe djali e vajza ime, fëmijët e vëllait tjetër, Ramadanit, së bashku me nënën e tyre, Shefikon.

Çfarë bëri Xhevdeti kur hyri brenda në dhomën që ishin fëmijët e kunatat tuaja?

Unë në atë kohë isha jashtë dhe po afrohesha në drejtim të shtëpisë. Nga kunatat e fëmijët kam mësuar më pas se ai, pasi ka shtyrë derën me shqelm, u është drejtuar atyre, duke u thënë: “Mos lëvizni se kanë vrarë Enver Hoxhën dhe ne po ndjekim kriminelët”. Si reaguan gratë dhe fëmijët pas asaj që u tha ai? Të trembur kanë bërtitur, por nuk kanë lëvizur fare nga vendi. Nga dhoma tjetër ishte Mersini, vëllai im, i cili sa ishte kthyer në shtëpi e ishte ulur për të ngrënë. Ai e kuptoi nga të bërtiturat e fëmijëve që dikush ishte futur brenda në shtëpi e ndoshta pa dhe Tomorr Zylën, që po afrohej nga jashtë me pistoletë. Çfarë bëri Mersini pas kësaj situate? Në këtë kohë, Mersini mori një kosore nga ato që ne i përdorim për të prerë dru dhe u afrua afër derës së dhomës së televizori­t, ku ishte futur Xhevdeti. Mersini në fillim bërtiti: “Dil jashtë, mor qen, se po na tremb fëmijët”. Pas kësaj, ai rrinte pas dere me kosoren e ngritur gati për të goditur personin që ishte futur. Mersini kishte veshur këpucë ushtarake dhe Xhevdeti nga brenda e pa pasi dera nga poshtë kishte afër 5 cm. boshllëk mbi dysheme. Kështu, ai duke kujtuar nga këpucët se mos ishte Tomorr Zyla që po e ndiqte, e qëlloi tri herë me pistoletë nga brenda derës së mbyllur në drejtim të gjoksit dhe Mersini ra i vdekur në dysheme.

Po ju çfarë bëtë në atë moment, kur patë vëllanë tuaj që mbeti i vrarë?

Kur u afrova unë, aty e gjeta vëllanë të vdekur dhe si i xhindosur nga ajo skenë, u futa drejt e në shtëpi brenda korridorit. Nuk shkova te dhoma e parë, ku ishte futur Xhevdeti, por për t’u mbrojtur nga ai, shkova te dhoma tjetër anash asaj. Nga aty dëgjoja fëmijët që bërtisnin: babi, babi. Te dhoma që isha u afrova afër dritares dhe pashë që jashtë saj, trekatër metra, Tomorr Zylën, që ishte i shembur përdhe, duke u përpëlitur. Edhe atë e kishte vrarë Xhevdeti? Po, edhe atë. Ai nxirrte gjak nga goja e nga sytë, ku kishte marrë plumbat që e kishte goditur Xhevdeti me pistoletë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, as kur u vra vëllai im, Mersini, as kur u vra Tomorr Zyla. Siç duket, Xhevdeti e kishte pistoletën e tij pa zhurmë, me silenciato­r. Pas kësaj, Xhevdeti doli nga dhoma ku ishte dhe erdhi në dhomën ku po rrija unë, si i ngrirë dhe i shastisur pas vrasjes së Mersinit e Tomorrit. Ai, me pistoletë në dorë, erdhi drejt meje, duke ma vënë atë në fyt dhe më tha: “Po ti”?! Unë e mblodha veten dhe i thashë: “Nuk kam gjë me ty, më kanë vrarë vëllanë”. Ai në atë çast e uli pistoletën dhe m’u përgjigj: “Vëllanë ta kanë vrarë komunistët, pisat e dreqit”. Unë iu drejtova, duke i thënë: “Vëllanë ma ke vrarë ti, se te dera jote u vra. Këtu nuk ka njeri tjetër revole”. Pas kësaj, ai i egërsuar m’u përgjigj: “Dil shpejt jashtë po të them, se po të heq qafe”. Si vepruat pas kërcënimit të tij se do t’ju vriste? Unë menjëherë dola jashtë nëpërmjet korridorit që të nxirrte nga hyrja lindore e shtëpisë. Kur dole nga shtëpia, a pe njerëz rreth saj? Sapo dola, pashë rreth e rrotull shtëpisë, në një distancë afërsisht 50-60 metra, me dhjetëra njerëz: civilë të armatosur të çetave vullnetare, ushtarë, policë e fshatarë kureshtarë, që siç duket kishin ardhur, pasi kishin dëgjuar krismat. Aty afër ishte dhe një autoblindë, që siç mora vesh më vonë, kishte ardhur nga reparti ushtarak i Kolonjës (Lushnjë). Me të dalë nga shtëpia, unë mbaj mend se u drejtova për nga porta kryesore e oborrit, ku ishin fshehur njerëzit kryesorë të Degës së Punëve të Brendshme e bërtisja duke kërkuar një armë, se më kishin vrarë vëllanë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania