Panorama (Albania)

Abrashi dëmtohet përsëri dhe humbet dy sfidat e Kombëtares

-

Ai ka dalluar ndër ata lojtarë të Kombëtares që japin 100% në fushën e lojës. Ka një grintë të jashtëzako­nshme dhe kur është në lojë vrapon si një motor i palodhur. Fjala është për Amir Abrashin. Fati i keq e ka ndjekur mesfushori­n e përfaqësue­ses kuqezi dhe nuk ishte e thënë që ai të ishte i gatshëm për Kombëtaren në sfidat e tetorit ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Abrashi pësoi një dëmtim më 5 shtator në ndeshjen e fituar ndaj hungarezëv­e dhe u zëvendësua nga Çekiçi në minutën e 68të, ndërsa ndaj San Marinos ai nuk u grumbullua fare dhe udhëtoi drejt Zvicrës ku u fokusua te rikuperimi i dëmtimit. Pas 18 ditësh mesfushori i Grashopers­it ishte i gatshëm për ndeshjen e kampionati­t ndaj Luganos. Një kohë rekord rikthimi, ku kujtojmë edhe thënien e trajnerit të skuadrës ku aktivizohe­t shqiptari, i cili tha se Abrashi ka mish shqiptari dhe shërohet më shpejt. Kapiteni i Grashopers­it futet në fushën e lojës në minutën e 63-të dhe zhvillon një ndeshje të mirë. Pas ndeshjes ai ka ndjerë përsëri shqetësime te kofsha e djathtë dhe ditën e djeshme pas ekzaminime­ve mjekësore të bëra, në faqen zyrtare të klubit zviceran njoftohet se Abrashi ka një problem te fibrat e muskujve të kofshës të djathtë dhe do të mungojë deri në 6 javë. Ndoshta një nxitim i padrejtë për shqiptarin pasi do të dëshironte shumë të jepte kontributi­n e tij për Kombëtaren në ndeshjet e tetorit. Lajm i keq edhe për trajnerin Reja që tani është e sigurt që do të bëjë pa “pitbullin”

në mesfushë. Në humbjen ndaj Polonisë në qendër të mesfushës ka luajtur Bare me Gjasulën dhe Abrashi u spostua në treshen e sulmit me Cikalleshi­n dhe Manajn. Ndërsa ndaj Hungarisë rolin e Keidi Bares të pezulluar e mori Abrashi, i cili u tërhoq mbrapa dhe në vendin e tij përpara u aktivizua Bajrami. Me shumë mundësi në ndeshjen ndaj Hungarisë qendra e mesfushës do të përbëhet nga dyshja Bare-Gjasula. Pritet të shohim se cili do të jetë ai futbollist që do të thirret në vendin e Amir Abrashit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania