Panorama (Albania)

Uzuni shkëlqen përsëri në Ligën e Europës

-

Myrto Uzuni i ka dërguar sot një sinjal të qartë trajnerit Edi Reja se kërkon të jetë protagonis­t në ndeshjet e muajit tetor të përfaqësue­s shqiptare. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në grupet e Ligës së Europës ku merr pjesë me Ferencvaro­shin e tij. Uzuni kishte shënuar gjatë kualifikue­sve të Champions dhe fazës në grupe të atij turneu, ndërsa kishte gjetur rrjetën edhe në kualifikue­set e Ligës së Europës, por asnjëherë më parë nuk kishte shënuar në fazën e grupeve. Dje ai e arriti edhe këtë objektiv, duke realizuar në minutën e fundit të pjesës së parë ndaj Betis. Shqiptari i rrëmben mjeshtëris­ht një top mbrojtësit të Betisit dhe duke parë vendosjen e portierit, gjuan bukur nga jashtë zone dhe realizon një perlë që i jep skuadrës barazimin e përkohshëm ndaj një rivali shumë të fortë të grupit. Goli i Uzunit nuk i mjafton Ferencvaro­shit pasi pësojnë edhe dy të tjerë, një autogol nga mbrojtësi Uingo dhe Tejo në shtesë i japin fitoren 1-3 spanjollëv­e të Betis. Strakosha-Hysaj - Të dy kanë luajtur titullarë dhe madje gjithë ndeshjen në fitoren 2-0 të Lacios ndaj rusëve së Lok. Moskës. Ndeshje speciale ka qenë për Hysajn pasi nën drejtimin e Sarrit shkoi në shifrën e 250 ndeshjeve si titullar. Ndeshje e mirë për mbrojtësin, i cili këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë dhe po rigjen shkëlqimin nën drejtimin e Sarrit, ndërsa Strakosha tregoi që është një portier i pjekur dhe ndeshje e mirë edhe për të pasi mbajti portën e paprekur. Kumbulla titullar - Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla ka fituar besimin e trajnerit portugez Hoze Murinjo dhe ka luajtur 90 minuta në ndeshjen e djeshme ku Roma fitoi lehtësisht me rezultatin 3-0 ndaj ukrainasve të Zoryas. 21-vjeçari ka bërë një paraqitje mesatare, disa duele të fituara, por rrezikoi të shkaktonte edhe një penallti, gjithashtu porta e Romës nuk ka pësuar gol edhe për meritë të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania