Panorama (Albania)

9 QËLLIMET E KOMISIONIT

-

1. Përdorimi i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve shqiptarë (patronazhi­stët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësis­ë së votës.

2. Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimi­n e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë.

3. Dhënia e tenderëve publikë dhe koncesione­ve të mëdha në kundërshti­m me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik në muajt nëntor-dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimes­h publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionësh për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.

4. Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga qeveria në periudhën zgjedhore për pushtetin vendor të kontrollua­r nga e njëjta parti.

5. Rritja e pagave të administra­tës publike me 63 milionë euro në periudhën zgjedhore për qëllime elektorale.

6. Punësimi i përkohshëm i 13 mijë punonjësve të rinj në administra­tën publike në periudhën zgjedhore për qëllime elektorale.

7. Disbursimi i përkohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë eurosh dhe shtesa e paligjshme e 20 mijë familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhën zgjedhore për qëllime elektorale.

8. Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzim­i i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëv­e të Partisë Socialiste.

9. Mbyllja e pajustifik­uar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoriteti­t grek të vinin të votonin në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania