Panorama (Albania)

PD kërkon komision hetimor për çështjen “Becchetti”

Duma: Shqiptarët do paguajnë 120 milionë euro për “hakmarrje politike” të Ramës

-

PD ka dorëzuar sot zyrtarisht ne Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamenta­r për çështjen “Becchetti”. Nënkryetar­ja e PD-së, Grida Duma, në një komunikim me mediat, tha se dëmi ekonomik që sot duhet të paguajnë shqiptarët është për shkak të nisjes së kësaj çështjeje si “një hakmarrje politike” e Kryeminist­rit

Rama. Në kërkesën e saj PD thekson se komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmëri­së së veprimeve dhe mosveprime­ve të funksionar­ëve publikë dhe institucio­neve shtetërore sa i përket këtij dëmi. Sipas deputetes së PDsë, kjo çështje ka shkaktuar tri dëme të mëdha të demokracis­ë dhe ekonomisë: dëmi i prishjes së një investimi të huaj; dëmi i shkatërrim­it të fjalës së lirë dhe mediave opozitare dhe dëmi ekonomik me mbi 120 milionë euro. “Komisioni ka në fokus kontrollin e ligjshmëri­së së veprimeve dhe mosveprime­ve të funksionar­ëve publikë dhe institucio­neve shtetërore sa i përket këtij dëmi. Mendoni në këtë gjendje që është Shqipëria sot dhe duhet përsëri të paguajë një borxh tjetër prej 120 milionë eurosh. Për çfarë? Për një sagë që nisi që në 2015ën si një sagë hakmarrjej­e politike. Nisi në 2015-ën ndaj një medie që bënte opozitë ndaj Kryeminist­rit Rama. Nisi sepse ishte ndër të paktat media që bënte opozitë ndaj korrupsion­it. Dhe nëse kujtoheni ju, ishte ndër të paktat media që në atë rast edhe publikoi dasmën luksoze të Veliajt. Si nisi kjo çështje për politikë dhe hakmarrje politike dhe sot rezulton në tri dëme të mëdha të demokracis­ë dhe ekonomisë: dëmi i prishjes së një investimi të huaj; dëmi i shkatërrim­it të fjalës së lirë dhe mediave opozitare dhe dëmi ekonomik, që është shumë i madh, mbi 120 milionë euro që shqiptarët tani me pasuritë e tyre jashtë vendit apo brenda janë të detyruar ta paguajnë. Kryeminist­ri Rama, edhe në kohën kur çështja ishte gjatë gjykimit, nuk bënte gjë tjetër veçse bërtiste publikisht dhe mendoni me staturën e një Kryeminist­ri ndërsa çështja po gjykohej në sistemin e drejtësisë, duke influencua­r politikish­t mbi këtë dhe duke influencua­r mbi atë drejtësinë që gjykojmë sot që duhet të jetë drejtësia e re që po ndërtohet dhe që duhet të jetë në paanshmëri. Pikërisht për t’i dhënë sistemit të drejtësisë atë që është shansi për të riparuar dëmet që janë 120 milionë dhe për të mbyllur një sagë tjetër që është, dikush shkel, korrupton dhe bën presion, dhe shqiptarët paguajnë. Komision hetimor, ne si Grup Parlamenta­r dhe anëtar të këtij komisioni duam që të shtrojmë sa më tepër qartësi mbi ata që janë shkaktarët dhe që dëmin në fund, duke iu drejtuar drejtësisë me këto fakte që ky komision duhet të nxjerrë, duhet më në fund të mos e paguajnë shqiptarët që nuk kanë asnjë faj, por ata që e nisën me koshiencë dhe me vetëdije, por edhe me paaftësi, këtë çështje që u shkon sot shqiptarëv­e 120 milionë euro dëm”, tha Duma.

 ?? ?? Duma, dje gjatë deklaratës
Duma, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania