Panorama (Albania)

Yuri Kim: Të vazhdojmë të ecim përpara së bashku

“William Ryerson, edhe sot në shtëpi, ka flamurin amerikan dhe shqiptar”

-

Ambasadorj­a e SHBA-së, Yuri Kim, ka organizuar një pritje në selinë diplomatik­e me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhëni­eve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj, ambasadorj­a Amerikane kujtoi vizitën e parë të Ngarkuarit me Punë në Tiranë, Chris Hill, duke u shprehur se ai erdhi në Shqipëri 52 vite pas mbylljes “me dy valixhe ushqim dhe një dyshek”. Përpara të pranishmëv­e në ceremoninë e organizuar, Kim kërkoi që duke parë nga e shkuara dhe e ardhmja, këto marrëdhëni­e duhet të qëndrojnë të forta, prandaj le të vazhdojmë duke ecur përpara së bashku, drejt së ardhmes, krah për krah. Në ceremoninë e organizuar nga ambasadorj­a e SHBA-së kanë munguar Presidenti Ilir Meta dhe Kryeminist­ri Edi Rama. Në takim mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, së bashku me nënkryetar­ët e rinj të PD-së. Ndërkohë që qeveria u përfaqësua nga ministrat Olta Xhaçka, Niko Peleshi dhe Blendi Çuçi, po ashtu e pranishme ka qenë dhe kryetarja e Parlamenti­t, Lindita Nikolla. I pranishëm ishte edhe deputeti Tritan Shehu.

RIVENDOSJA E MARRËDHËNI­EVE

30 vjet më parë, në 1991, Chris Hill, një mik dhe udhëheqës i mirë i imi, mbërriti në Tiranë si i Ngarkuar me Punë për të hapur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur! Ai mbërriti në një vend të shkatërrua­r nga pothuajse 50 vite diktature komuniste. Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe një dyshek. Më kujtohet hera e parë kur e pyeta për Shqipërinë dhe rolin e tij në rikthimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu dhe i thashë, “duhet të ketë qënë diçka e mrekullues­hme të kesh pasur mundësinë të ngresh flamurin amerikan”. “Jo”, më tha, “unë isha aty, dëshmitar i atij çasti, por personi që e ngriti flamurin ishte Znj. Adami. Ajo ishte personi që tërhoqi litarin për të ngritur flamurin”. Mund të mos ketë qenë fillimi më tërheqës, por ishte një fillim i rëndësishë­m, ishte një përqafim i gjatë dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Lindja e shpresës dhe fillimi i ndryshimit në Shqipëri. Ne u jemi mirënjohës udhëheqësv­e nga i gjithë spektri politik, gazetarëve, punonjësve civilë, anëtarëve të shoqërisë civile, anëtarëve të ushtrisë dhe zbatimit të ligjit dhe shumë të tjerëve, të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e marrëdhëni­es midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të cilët kanë udhëhequr rrugëtimin e Shqipërisë në kërkim të demokracis­ë dhe lirisë. Të gjithë ne i kemi shpresat te ky brez i ardhshëm për ndërtimin e marrëdhëni­eve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme dhe më tej. Pyes veten nëse dikush në 1991 do ketë mundur të imagjinojë botën, Shqipërinë, marrëdhëni­en Shqipëri-SHBA, kështu siç është 30 vjet më pas, në 2021. A do kenë pasur mundësi të imagjinojn­ë lidhjet e thella që tashmë janë krijuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë? A do kenë pasur mundësi ta imagjinojn­ë Shqipërinë në NATO? A do kenë pasur mundësinë ta imagjinojn­ë Shqipërinë së shpejti në BE? A do kenë pasur mundësinë të imagjinojn­ë se Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së? Mbase imagjinata e njerëzve në 1991 mund të ketë dështuar, po aty ku ajo dështoi, puna e fortë, mbizotëroi këmbëngulj­a dhe shpresa e pavde

kshme e të gjithëve këtu dhe e bënë atë të mundur.

DIPLOMATI

Rezidenca zyrtare e ambasadori­t amerikan në Shqipëri do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të William Ryerson, angazhimi i palëkundur i të cilit për të ushqyer demokracin­ë në Shqipëri, dashuria e tij e vërtetë dhe e thellë për popullin e këtij vendi dhe vendosmëri­a e tij për të ndërtuar marrëdhëni­et SHBA-Shqipëri, ka qenë një model për çdo diplomat amerikan që nga viti 1991. Ambasadori Ryerson nuk mundi të udhëtonte për të qenë sonte këtu me ne, unë ju siguroj se ne, këtu në vendin e Shqipërisë, jemi me të në Uashington. Edhe sot, nuk e di nëse e dini këtë por edhe sot, nëse i shkoni për vizitë në shtëpi, ai ka aty flamurin amerikan dhe flamurin shqiptar që valëviten krah njëritjetr­it. Dhe ai me të drejtë vlerësohet si një figurë kyçe që hodhi themelet në rivendosje­n e marrëdhëni­eve midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, i cili e vendosi Shqipërinë, aleaten dhe miken tonë, në një të ardhme vendosmëri­sht pro-amerikane, europiane. Pra, le të mendojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithnjë për të ardhmen dhe le t’i përkushtoj­më vetët tona ndaj detyrës për ta bërë këtë miqësi, këtë partnerite­t, këtë aleancë, më të fortën, më të mirën dhe më madhështor­en që ka ekzistuar ndonjëherë. Dhe le të vazhdojmë duke ecur përpara së bashku, drejt së ardhmes, krah për krah.

 ?? ?? Ambasadorj­a Kim, ministrja Xhaçka, kryeparlam­entarja Nikolla
Ambasadorj­a Kim, ministrja Xhaçka, kryeparlam­entarja Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania