Panorama (Albania)

Berisha nga Shkodra: Ne duhet të bashkohemi

Ish-kryetari i PD përballet me pyetjet për ish-të përndjekur­it dhe pronat: “E vërteta është që Bashën nuk e solla unë!”

- TIRANE

Ish-Kryeminist­ri Sali Berisha është shprehur nga qyteti i Shkodrës se koha në të cilën ndodhet PD-ja është kritike dhe për të ekzistuar demokratët duhet të bashkohen.

Nga foltorja e 5-të e zhvilluar në qytetin verior, Berisha thotë se humbja e ka motivuar atë që të vijojë betejën politike, duke u shprehur se do të rikthehet më i fuqishëm ndonëse kishte vendosur të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetit, nëse Partia Demokratik­e do fitonte zgjedhjet e 25 prillit. “E vërteta është që nuk e solla unë. Unë dhashë dorëheqjen. Unë i kam dhënë mbështetje publike. Pa asnjë hezitim, i kam kërkuar dorëheqjen në 2017. Nuk doja të hyja në problemet e brendshme të partisë. Unë e kisha mbyllur kapitullin tim. Po të hyja pa projekt thjesht do shkaktoja kaos. Kam qëndruar kundër Edi Ramës dhe nuk kam hyrë në problemet e brendshme të PD-së. Ky është pluralizmi i shtirë. Partia që përmbysi komunizmin, që transformo­i Shqipërinë. Ka në krye një ish-kryetar që deklaron se nuk pyes për forumet e partisë, për anëtarësin­ë e partisë, nuk shkon për të votuar propozimin e tij në Këshilli Kombëtar sipas statutit. Nuk lejoi të mblidhet Kuvendi dhe nuk njeh referendum, është asgjësimi i PD-së. Po të mos jemi këtu, Shqipëria ka një narkokryet­ar, Edi Rama, dhe një peng të tij, Lulzim Basha. Duhet t’u bëj thirrje çdo demokrati të arsyetojë mbi këtë bazë. Koha është kritike, ne duhet të bashkohemi nëse duam të ekzistojmë. Ne synojmë bashkimin me këtë foltore. Ne do bashkohemi me votën. Ne do rikthejmë votën”, tha Berisha. Më tej, ish-Kryeminist­ri ka rrëfyer mendimet e para pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-ja. “Më datë 20 maj, më shpallën ‘non grata’ për problemet që i njoh shumë mirë. Kam pasur përplasje me Soros. Kam dalë kundër mini-Shengenit dhe ‘Ballkanit të Hapur’. Edhe Reformën në Drejtësi që ka sjellë sot të afërm të ministrave dhe deputetëve të PS-së. Mendova që unë do largohesha po të fitonim zgjedhjet. Vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishu­ar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit të shqiptarëv­e. Kjo kërkon nga çdo demokrat t’i thotë vetes çdo ditë të ndryshojmë. Fillimi ynë i ri është rruga drejt fitores”, tha Berisha. Në sallën e tejmbushur Berisha u pyet nga një qytetare se sa antikomuni­st ke qenë në këto 30 vite? Ndërsa i tha se: “Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratik­e”. Një tjetër simpatizan­t u shpreh se ka qarë si fëmijë për largimin Sali Berishës nga Grupi Parlamenta­r Demokrat, si dhe ka bërë 30 ditë burg për PD-në. “Në komisariat 3 herë edhe 30 ditë burg në Shën Koll”, tha qytetari. Ish-Kryeminist­ri Sali Berisha ka treguar një episod me ish-kreun e SHISH Fatos Klosi. “Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin, duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi. Edhe unë i çoj fjalë, i them: Ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuar­i i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje ta dish mirë që të gjitha fotot do të dalin. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vunë sanksione ndaj Fatos Nanos”, tha Berisha.

 ?? ?? Berisha, dje në foltoren e Shkodrës
Berisha, dje në foltoren e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania