Panorama (Albania)

Rama në Abu Dhabi: Brenda 10 viteve, Shqipëria do bëhet eksportues­e neto e energjisë

“Strehuam afganët sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, nuk duhet të rriten në një mjedis që t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë”

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama ka folur për strehimin e afganëve gjatë konferencë­s “World Policy Conference” në Abu Dhabi. Sipas tij, Shqipëria ishte ndër vendet që ka pranuar të strehojë më shumë afganë, në krahasim me shtete të tjera më të mëdha dhe më të pasura.

“Qeveria shqiptare mori angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër shumë i madh në krahasim me vende më të mëdha dhe të pasura. Shumë njerëz më kanë pyetur pse?! Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Së pari, duke bërë një gjë të tillë, ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një nga faqet më të mrekullues­hme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush, asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. Disa vite më parë ishim ne afganë. U larguam nga ferri ynë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë dhe Europës. Nëse nuk do të gjenim ndihmë dhe shpresë 30 vite më parë, nuk do të ishim këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, me aspiratën për t’iu bashkuar unionit. Së treti, e bëmë se u detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk duhet të rriten në një mjedis që t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë”, tha Rama. Ndërsa fjalën e tij Rama preferoi ta nisë me një batutë duke u shprehur se është mes Kryeminist­rave më të gjatë në botë. “Të nderuar miq, siç mund ta përfytyron­i, jam mes Kryeminist­rave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh, por vendi im është prej më të vegjëlve në botë. Do përpiqem t’i rezistoj tundimit. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpuni­min tej kufijve po bëhet më i madh pavarësish­t hezitimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen gjithmonë e më shumë. Ngrohja globale është një çështje sigurie që ndikon në paqen në tërësi. Pandemia ka marrë shumë jetë. A jemi në gjendje të merremi të vetëm në këtë murtajë, përgjigjja është jo. E kemi parë edhe në raste të tjera. Në këtë kohë sfidash globale, që janë kohë të sfidave të mëdha, kërkon një qasje globale. Shqipëria do të jetë për herë të parë në anëtarësin­ë e Kombeve të Bashkuara. Të vetëdijshë­m për përgjegjës­itë, ne do t’i sjellim këndvështr­imin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme konstrukti­ve. Me një grup njerëzish të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojm­ë një traktat kundër pandemisë. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të zhvilluar. Shqipëria konsideron se arritja e këtyre objektivav­e është një përgjegjës­i e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së dhe dokumentet ndërkombët­are me vendimet për të zhvilluar sektorin energjetik. Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komuniteti­t të energjisë për shkarboniz­imin e sektorit të ekonomisë. Ky plan synon të parashikoj­ë prodhimin e energjisë në kapacitete­t e instaluara. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportues­e neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin si model për Emiratet e

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania