Panorama (Albania)

Trafiku i drogës përmes Ohrit, kush është 44-vjeçari i arrestuar

-

Ka përfunduar në pranga autori i pestë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike me skafe nëpërmjet liqenit të Pogradecit për në Maqedoninë e Veriut. Nga operacioni i koduar “Hudënishti” përfundoi në pranga Sterio Oshafi, i cili akuzohet për trafikim të “lëndëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m” dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Gjatë dy fazave të operacioni­t, u sekuestrua­n gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit. “Në vijim të operacioni­t policor të koduar ‘Hudënishti’, për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale të trafikimit të narkotikëv­e, të finalizuar në dy faza më datë 07.08.2021 dhe 14.09.2021, si rezultat i të cilit u ndaluan 4 shtetas, u shpallën në kërkim 4 të tjerë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në total 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila kishte destinacio­n trafikimin drejt Maqedonisë së Veriut, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Pogradec, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim S. O., 44 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec”, sqaroi Policia e Korçës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmen­dura, i cili nga verifikime­t e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë. OPERACIONE­T E MËPARSHME Operacioni i parë u zhvillua më 7 shtator, pas një hetimi dymujor. Atë përfunduan në pranga 44-vjeçari Rexhep Toshi si dhe punonjësi i policisë 35-vjeçari Blenard Vathi, banues në Borizanë në Krujë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe tre persona të tjerë. Në kuadër të operacioni­t u kapën 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila po trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut. Rreth një javë më vonë, përkatësis­ht më 15 shtator, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin po trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Në pranga përfunduan shtetasitO­restis Spirollari dhe Kleanth Dokollari, duke e çuar në katër numrin e personave të arrestuar. Droga, skafi, një gomone, dhe një automjet tip Benz u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. dh.ç

 ?? ?? Droga e sekuestrua­r gjatë operacioni­t
Droga e sekuestrua­r gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania