Panorama (Albania)

E ëma e peshëngrit­ësit Piro Dhima, 3 ditë e vdekur në oborr

Lefteri Dhima jetonte e vetme në Himarë. Trupi kishte nisur të dekompozoh­ej kur u pikas nga fqinjët. Vdiq nga ataku kardiak

- SHPRESA DINE Familja Dhima

E ëma e peshëngrit­ësit të njohur Pirro Dhima ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së saj në zonën e Himarës.

E ndjera dyshohet se vdiq rreth katër ditë më parë, ndërsa trupi kishte filluar të dekompozoh­ej. Kanë qenë fqinjët e viktimës ata që kanë parë gruan të vdekur, duke lajmëruar urgjencën. Trupi i së ndjerës u gjet pranë kazanëve të rakisë në afërsi të banesës ku ajo kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. Mëngjesin e djeshëm, trupi i 75-vjeçares u transportu­a për në morgun e Spitalit të Sarandës. Burime nga ky spital bënë me dije se e ndjera kishte më shumë se 72 orë e vdekur dhe se ajo ka pësuar një sulm në zemër. Pranë morgut të Spitalit të qytetit kanë mbërritur dy djemtë e saj gjatë për të tërhequr trupin e pajetë.

FQINJËT: JETONTE E VETME Fqinjët e së ndjerës kanë deklaruar se ajo jetonte prej vitesh e vetme. Një e moshuar deklaroi se me gruan kishte disa ditë që nuk kishte komunikuar dhe se ishte gjetur nga fqinjët. “Gjitonët e kanë gjetur. Kishte tri ditë. Jetonte vetëm”, tha një e moshuar, duke theksuar se shumica e banorëve në zonë janë të moshuar, ndërsa fëmijët e tyre i kanë jashtë. Mediat greke shkruajnë se peshëngrit­ësi Dhima po kalon momente të vështira, pasi nëna e tij, Eleftheria, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Sipas tyre, peshëngrit­ësi kampion bote dhe vëllai i tij, Odisea, pas humbjes së babait të tyre në vitin 2017, e kishin marrë të ëmën në Athinë, por ajo donte të jetonte në shtëpinë e saj në Himarë. Funerali për të ndjerën do të bëhet ditën e shtunë (2 tetor) në Himarë.

MARRËDHËNI­E E FTOHTË Çifti Viktor dhe Lefteri Dhima kanë rritur dy djemtë e tyre në Tiranë deri në shembjen e diktaturës komuniste. Më pas, Pirro Dhima u largua në drejtim të Greqisë duke “thyer” kufirin më 7 shkurt 1991, duke përfunduar në Athinë. Një vit më vonë ai fitoi nënshtetës­inë greke, duke konkurruar kështu nën flamurin grek në Lojërat Olimpike Verore 1992. Atje fitoi medaljen e artë në klasën 82.5 kg. Në Lojërat Olimpike Verore 2000 ai fitoi një tjetër medalje ari, këtë herë në klasën 85 kg. Kjo e bëri atë një nga tre peshëngrit­ësit në atë kohë që kishte fituar tri medalje ari olimpike, duke i dhënë famë veçanërish­t në Greqi. Më vonë, u zgjodh deputet nga radhët e partisë së majtë greke PASOK. Gjatë qëndrimit në Greqi, Dhima u martua me një gazetare greke shumë vite më të madhe në moshë. Martesa “krisi” marrëdhëni­en midis tij dhe së ëmës. Mediat greke e kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë, për shkak të martesës me gazetaren e njohur, Anastasia Sdougou. Gjatë intervista­ve, Piro Dhima rrallë e ka përmendur të ëmën, duke theksuar vazhdimish­t se është rritur nga gjyshja. “Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste, sepse familja ime ishte e zënë me punë dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullues­hme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë. Aktualisht, ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ku punon si trajner.

 ?? ??
 ?? ?? Piro Dhima me të ëmën
Piro Dhima me të ëmën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania