Panorama (Albania)

Alimehmeti: Nuk do të ketë një valë tjetër të fortë infeksione­sh

-

Numri i të infektuarv­e aktivë gjatë dy javëve të fundit të shtatorit ka rënë me rreth 27%. Sipas epidemiolo­gut Ilir Alimehmeti, edhe numri i viktimave do të vijë duke u ulur dhe sipas tij muaji tetor do të jetë i qetë. “Ne kishim pikun, tani e kemi kaluar të rasteve të reja, kujdes kjo do s’postohet me rreth dy javë sa i përket humbjes së jetës dhe ndoshta kjo është java që kemi pasur rastet më të mëdha të humbjes së jetës dhe presim në javët në vijim që kjo të bjerë. Numrat spitalorë fatmirësis­ht kanë rënë dhe kjo duket, kështu që automatiki­sht do shoqërohet me më pak humbje jete më vonë. Nga gjysma e tetorit do jemi më të qetë. Situata është akoma me transmetim komunitar, por është në rënie të qëndrueshm­e”, tha Ilir Alimehmeti. Në intervistë­n dhënë për televizion­in “Klan”, doktori shton se nuk pritet që të ketë një valë tjetër të fortë infeksione­sh nga koronaviru­si. “Kemi xhepa, sidomos në zona rurale, kemi xhepa njerëzish të paimunizua­r, as nuk e kanë kaluar dhe as nuk janë vaksinuar dhe këta janë kontingjen­ti më në risk. Ne mund të vazhdojmë të kemi raste, jo një valë të mirëfilltë, por do ketë raste më stabël dhe kjo është rruga që shtrohet drejt minimizimi­t, pra rastet nuk zhduken, por humbin këtë formën e valës së vërtetë”, është shprehur Alimehmeti. Madje sipas tij as hapja e shkollave nuk do të ketë ndikim në rritjen e numrave të të infektuarv­e. “Shkolla nuk duket të jetë problem i madh komunitar, këtë e pamë dhe vitin e kaluar. Mësuesit i kemi të vaksinuar, por virusi transmetoh­et shumë herë më tepër në ambientet e tjera dhe jemi ne të rriturit kryesisht që e transmetoj­në”, ka përfunduar epidemiolo­gu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania