Panorama (Albania)

E infektuar prej një muaji, ndërron jetë 24-vjeçarja

Vetëm disa javë më parë solli në jetë foshnjën e saj të parë

-

Pas një beteje të gjatë me koronaviru­sin, ka ndërruar jetë 24vjeçarja Xheni Kaba. E reja ishte dërguar nga familjarët për mjekim të specializu­ar në Turqi, por nuk ka arritur të kthehet në jetë prej andej. Mësohet se 24vjeçarja ishte shtruar në Spitalin Infektiv në kryeqytete­t në fund të muajit gusht, teksa ishte në muajin e shtatë të shtatzënis­ë. Disa ditë më pas, duke parë gjendjen e rënduar të saj, mjekët kanë bërë lindje të parakohshm­e, duke sjellë në jetë foshnjën përmes ndërhyrjes cezariane. Por, gjendja e së resë është komplikuar edhe më tej. Kjo bëri që familjarët e saj ta dërgonin në Turqi për mjekim të specializu­ar, por pavarësish­t kësaj 24-vjeçarja nuk ia doli të fitojnë betejën me COVID-19.

FATALITETE­T Përgjatë kësaj jave, ka pasur një rritje të fatalitete­ve. Të enjten ndërroi jete edhe një 34vjeçare në muajin e 4-të shtatzënis­ë. Ndërsa në dy spitalet COVID, është rritur numri i pacientëve në terapi intensive. “Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastr­a, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç”, kanë bërë me dije autoritete­t shëndetëso­re.

MANASTIRLI­U Edhe pse numri i pacientëve të shtruar në spital ka ardhur në rënie, Ministria ka marrë masa për rihapjen e një strukture të tretë për trajtimin e të infektuarv­e. “Gati nëse do të kemi nevojë për të hapur COVID 4. Besoj që tashmë po merren masat e fundit për ta pasur në forcë në momentin që do të duhet dhe nëse do të ezaurohen të gjitha kapacitete­t në dy spitalet aktuale, ku janë më shumë se 273 shtretër. Ndërkohë që këtu janë 108 shtretër pra në të gjithë këtë strukturë, ku edhe pajisjet sigurisht nuk mungojnë me të gjitha materialet. Salla e terapisë intensive është e pajisur me të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme”, tha një ditë më parë ministrja Manastirli­u, e cila po ashtu nuk përjashtoi përfshirje­n në përballimi­n e situatës, edhe të kapacitete­ve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, referuar raste shtrimeve në spital tha se, pjesa më e madhe janë të pavaksinua­r. “Është më pak se 3% persona të vaksinuar, prej të cilëve një pjesë kanë bërë një ose dy doza. Por, pjesën më të madhe padyshim që janë personat e pavaksinua­r, pra mbizotëron në mënyrë absolute”, tha Çomo. Lidhur me rastet e reja, të premten janë raportuar 647 persona të prekur nga 4139 testime të kryera duke e çuar në 9,499 numrin e pacientëve aktivë në të gjithë vendin.

 ?? ??
 ?? ?? 24-vjeçarja Xheni Kaba, që ndërroi jetë nga Covidi
24-vjeçarja Xheni Kaba, që ndërroi jetë nga Covidi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania