Panorama (Albania)

Manja: Vetingu kërkon konsensusi­n e opozitës dhe bashkëpuni­min

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha dje se Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e saj. Pas konferencë­s “Roli i institucio­neve vetëqeveri­sëse të drejtësisë” në një prononcim për mediat deklaroi se, së shpejti do të kemi një hartë të re gjyqësore. “Miratimi i hartës së re gjyqësore, si një mekanizëm efikas për riorganizi­min e sistemit gjyqësor është një nga prioritete­t e punës së Ministrisë së Drejtësisë. Natyrisht, ne e kemi bërë të qartë se harta është prerogativ­ë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në dijeninë time, dje ka pasur një rishikim të projektit të hartës së re gjyqësore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pra nga grupi i punës i ngritur nga KLGJ-ja, ku Ministria e Drejtësisë ka përfaqësue­sit e saj në nivelin më të lartë dhe shumë shpejt harta e re gjyqësore do të vijë në Ministrinë e Drejtësisë pas rishikimit që është bërë dhe ne do të vijojmë më tej me hartën e re gjyqësore”, tha Manja. Ai tha se javën e ardhshme do të ketë informacio­ne të reja për hartën e re gjyqësore. “Qëllimi im është të ofrojmë shërbime gjyqësore atje ku kemi gjykatat. Pra, thelbi i hartës që jemi duke diskutuar edhe me KLGJ është përqendrim­i i trupës gjyqësore”, tha ai. Në lidhje me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, Manja tha se “qëndrimi ynë si maxhorancë është i qartë. Ne do të propozojmë zgjatjen e afati të komisionev­e të vetingut dhe këtu i referohem KPK-së, KP-së”. “Natyrisht, është një proces që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, ku pa diskutim është i nevojshëm dhe bashkëpuni­mi dhe konsensusi i opozitës. Procesi i vetingut do të duhet të përfundojë të organet e vetingut. Është e vërtetë që Kushtetuta ka parashikua­r si mekanizëm që me mbarimin e afateve të Komisionev­e të vetingut, funksionet e përhershme i marrin organet kushtetues­e Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe SPAK, por që ky proces tashmë i konsolidua­r në organet e vetingut do të duhet të përfundojë, aq më tepër që organet e reja të drejtësisë janë në konsolidim e sipër”, theksoi ai. Në lidhje me bashkëpuni­min me opozitën, Manja tha se “jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombët­arë që kanë asistuar Reformën në Drejtësi që ditën e parë, SHBA dhe BE, kështu dhe në ditët në vijim do të kemi materializ­imin e nismës konkrete në Kuvend”.

 ?? Ulsi Manja ??
Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania