Panorama (Albania)

Dy avionë të vegjël u rrëzuan në Divjakë dhe në Ishëm

Avionët drejtohesh­in nga pilotë italianë, njëri me mbi 300 kg drogë

-

Më 10 maj të vitit 2014, një avion i vogël u rrëzua në plazhin e Divjakës. Pas uljes, avioni i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato, nuk mundi të ngrihej për shkak të avarisë së mjetit. Brenda avionit u gjetën më pas disa çanta të mbushura me kanabis sativa. Lënda narkotike transporto­hej drejt ajrit nëpërmjet detit Adriatik për në Itali. Afër avionit të vogël u gjet edhe një makinë me sasi të mëdha hashashi. Aviacioni Civil bënte me dije atë ditë se avioni i bllokuar në Divjakë kishte leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Rreth një vit pas rrëzimit të avionit tip ‘Piper’ i ngarkuar me 300 kg canabis në plazhin e Divjakës, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli dosjen duke vënë nën akuzë 7 persona, tre prej të cilëve në mungesë. Përveç pilotit italian, Giorgio Riformato, të akuzuar ishin edhe Sajmir Bajrami, Mareglen Ymeraj, Kristian Demçe si dhe Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili. Prokuroria thotë se në bazë të hetimit të kryer, ka rezultuar se shtetasit Sajmir Bajrami dhe Giorgio Riformato kanë hyrë nga Italia në Shqipëri pak ditë para ngjarjes dhe bashkë me persona e tjerë, kanë siguruar drogën. “Në vijim të veprimeve policore, u arrit të zbuloheshi­n edhe disa çanta të tjera, në një rrugë në afërsi të vendit ku gjendej avioni, në automjetin tip Mitsubishi të drejtuar prej Sajmir Bajramit. Nga ekspertiza e kryer mbi lëndën e gjetur në këto çanta rezultoi se ishte lëndë narkotike canabis, me peshë 211.8 kg.”, theksonte organi i hetimit. Riformato u dënua me 15 vite burg. Dy vjet më vonë, një avion tjetër i vogël tip “piper” u rrëzua në fshatin Gatull në afërsi të grykëderdh­jes së

Ishmit në zonën mes Laçit e Krujës. Avioni pësoi defekt. Edhe në këtë rast, avioni drejtohej nga një pilot italian, 69-vjeçari Guido Guidi, i cili tha se ai ishte ngritur nga Bari dhe kishte destinacio­n Veriun e Italisë. Por, për shkak të kohës së bukur atë ditë kishte vendosur siç deklaronte, të kalonte Adriatikun. Gjatë fluturimit mbi det, Guidi tha se avioni pësoi defekt dhe u detyrua të bënte ulje emergjente në zonën e Ishmit. Mbi pilotin u ngritën dyshime se ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, edhe për shkak të së shkuarës së tij. Një fakt tjetër që ngriti dyshimet ishte edhe fikja e sinjalizue­sve, duke humbur kësisoj gjurmët në hartën e kompanisë Albcontrol. Nga ana tjetër, Policia e Durrësit ndali 4 persona, pronarë të tokës ku u ul avioni, pasi më herët ata kishin sheshuar sipërfaqen. Por ata pretendojn­ë se kjo ishte bërë për shkak se zona do shfrytëzoh­ej për hipizëm. Në vitin 2017, Gjykata vendosi t’i kthente pasaportën, duke vendosur që ai të ishte në dispozicio­n të Prokuroris­ë shqiptare sa herë t’i kërkohej. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar lënien si garanci shumë prej 10 mije eurosh. Me këtë vendim duket se misteri se për çfarë kishte ardhur Guido Guidi në Shqipëri nuk do të zbardhet.

 ?? ?? Avioni i rrëzuar në Ishëm
Avioni i rrëzuar në Ishëm
 ?? ?? Avioni i rrëzuar në Divjakë
Avioni i rrëzuar në Divjakë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania