Panorama (Albania)

Veliu i jep dorëheqjen Ramës: Do kthehem te fëmijët e familja

“Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë”

- Gledis Nano Albert Dervishaj

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen përmes një letre drejtuar Kryeminist­rit Rama.

Si në shumë dorëheqjet e kohëve të fundit, edhe kësaj radhe shkak kanë qenë arsyet familjare dhe dëshira për të qëndruar pranë familjes edhe pse për Policinë e Shtetit Kryeminist­ri Rama që në fund të muajit gusht kishte kërkuar një ritëm tjetër më të lartë në punën e saj. Kryeminist­ri Edi Rama ka publikuar letrën e dorëheqjes, teksa ka dhe një falënderim për të. Rama shpreh bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera. “Me konsiderat­ën më të lartë për ndershmëri­në, profesiona­lizmin dhe përkushtim­in e posaçëm të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributi­n e vyer”, shkruan Rama. LETRA E ARDI VELIUT

“I nderuar zoti Kryeminist­ër,

Për mua ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si drejtues i Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit në një punë sfiduese e impenjativ­e të përditshme, shpesh larg familjes e fëmijëve që kanë sakrifikua­r bashkë me mua. Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëv­e apo edhe tubimet shpeshherë të dhunshme.

Por në këtë moment, kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtua­r më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate e të cilëve u kam munguar pafund këto katër vite.

Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës sime dhe ju falënderoj për besimin, mbështetje­n dhe kurajën e vazhdueshm­e pa të cilat nuk do kishim arritur të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë. Me mirënjohje­n më të thellë e konsiderat­at më të larta, Ardi Veliu” ZËVENDËSUE­SIT Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterror­it është kandidati më potencial për të zëvendësua­r Ardi Veliun në krye të Policisë së Shtetit. Nano është bërë i njohur për publikun gjatë operacione­ve për riatdhesim­in e shqiptarëv­e nga kampi AlHol, ndërsa gjatë muajve të verës, ambasadorj­a amerikane në Tiranë i dhuroi certifikat­ë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmi­t. Ai gjithashtu ka qenë në krye të disa operacione­ve me rëndësi si dëbimi i diplomatëv­e iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”. Gledis Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterror­it, pas 17 viteve eksperienc­ë në Policinë e Shtetit. Por, një tjetër emër kandidat për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit është edhe Albert Dervishaj, zëvendësdr­ejtor i Përgjithsh­ëm i Policisë, me një karrierë të gjatë në drejtimin e uniformave blu.

 ?? ?? Faksimile e kërkesës për dorëheqje të Ardi Veliut
Faksimile e kërkesës për dorëheqje të Ardi Veliut
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania