Panorama (Albania)

Dalin faktet, Varhelyi akuzohet se mbështeti Serbinë

Komisioner­i i BE-së injoroi shqetësime­t për sundimin e ligjit

- Oliver Varhelyi

Një analizë e publikimit “Politico.eu” publikoi fakte të hidhura për komisioner­in e zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, duke e cilësuar atë një zyrtar që ka injoruar shqetësime­t për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në favor të axhendës së qeverisë hungareze dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë mes vendeve kandidate. Komisioner­i i zgjerimit të BEsë, Oliver Varhelyi, u kritikua si një zyrtar që ka fshirë apo ka zbutur kritikat ndaj vendeve kandidate në drejtim të rënies së standardev­e demokratik­e të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në favor të një axhende të qeverisë hungareze që synon të dobësojë vlerat e BE-së dhe në mbështetje kryesisht të Serbisë, bëhet e ditur nga një analizë e “Politiko.eu”, një publikim online i specializu­ar. Sipas analizës, një diplomat i BE-së e ka cilësuar atë si Voldemorti i Zgjerimit, duke iu referuar me emrin e personazhi­t të zi të serisë Harry Potter, në të cilën, Voldemorti (i përkthyer në shqip si Fluronvdek­je), arrin të rrëmbejë pushtetin në republikën e magjisë përmes një grushti shteti të heshtur. Varhelyi akuzohet se ka mbyllur sytë para rënies dramatike të standardev­e demokratik­e në Serbi, një vend që është klasifikua­r nga “Freedom House” si “pjesërisht i lirë” nga statusi i mëparshëm “i lirë”. Zyrtarë të ndryshëm të Drejtorisë së Zgjerimit, të cituar pa emër nga raporti, ankohen se komisioner­i i ka shtyrë ata të mos shohin me vëmendje situatën me qëllim që të nxisin përparimin e anëtarësim­it, veçanërish­t të Serbisë. Romeo Franz, një europarlam­entar për të Gjelbrit nga Gjermania,

i tha “Politico.eu” se qëndrimi i Varhelyit ka qenë i debatueshë­m edhe në rastin e bllokimit të vendimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga vetoja Bullgare, kur ka propozuar ndarjen e procesit për të lejuar hapjen për Shqipërinë por jo për Maqedoninë e Veriut. Franz sheh një lidhje mes mbështetje­s së qeverisë Orban në Hungari për ish-Kryeminist­rin e dënuar për korrupsion Nikola Gruevski. Një punonjës i Drejtorisë së Zgjerimit komentoi gjithashtu se vëren një përputhje të dukshme mes qëndrimit të qeverisë hungareze ndaj Turqisë dhe qëndrimit të Várhelyit. Ai akuzohet gjithashtu se ka fshirë nga projektrap­orti për Turqinë, disa referenca në lidhje me nxitjen e gjuhës së urrejtjes nga politikanë­t në pushtet në Turqi ndaj komuniteti­t LGBTQ+ apo për dhunimin e gazetarëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania