Panorama (Albania)

Basha: Kriminelët në Ballkan ndihmohen nga autokratët për të ndarë pushtet

Kreu i PD: Për shumë vite është kërkuar stabilitet­i në dëm të demokracis­ë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave

-

Kryedemokr­ati Lulzim Basha ka ngritur alarmin në samitin e PPE-së se Ballkani Perëndimor është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të kriminelëv­e dhe trafikantë­ve.

Shqetësimi i kreut të opozitës shkon më tej, kur thotë se kriminelët ndihmohen nga autokratët e Ballkanit, të cilët më pas shpërndajn­ë pushtet me ta. "Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Përveç arenës mes përplasjes­h gjeostrate­gjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantë­ve e kriminelëv­e, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta", tha Lulzim Basha në Samitin e PPEsë për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Lubjanë.

ZGJEDHJET Më pas, në fjalën e tij, kreu i opozitës iu drejtua përfaqësue­sve të Perëndimit se për shumë vite në Ballkanin Perëndimor është kërkuar stabilitet me argumentin që të mos dëmtohet demokracia, por që sipas liderit të selisë blu, ka ndodhur bumerang. "Për shumë vite është kërkuar stabilitet­i në dëm të demokracis­ë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave. Mjafton të shihni raportin e ODIHR-it, 5 rekomandim­et prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve të Bjellorusi­së së Lukashenko­s. Po ju përmend vetëm një frazë: 'Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësin­ë e votës'. Lirinë dhe fshehtësin­ë e votës?! Në 2021-shin në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE, që pret Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare… Ndaj në këtë proces, sinqeritet­i dhe guximi janë thelbësorë. Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracin­ë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias. Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona gjëra që nuk do t'i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj. Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzue­s të frikës dhe anktheve të tyre", u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha. APELI PËR KOSOVËN Ndërkohë, vetëm pak ditë pasi Serbia dhe Kosova arritën marrëveshj­en e reciprocit­etit për targat pas një tensioni që u krijua mes dy vendeve, kreu i PD-së, Lulzim Basha, shfrytëzoi rastin e fjalës së tij në samitin e PPE-së për t'i kërkuar BE-së që të investojë energjitë e saj për një marrëveshj­e përfundimt­are mes Serbisë dhe Kosovës. "Është jetike për BEnë të përqendroj­ë energjinë e saj drejt marrëveshj­es përfundimt­are të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpuni­mit dhe zhvillimit. Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Mal të Zi tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabilitet­i në këtë rajon. Reminishen­cat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeostrate­gjike të fuqive joperëndim­ore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment. Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhur­a shumë lehtë mund të kthehen në kriza. Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqendroj­ë energjinë e saj drejt marrëveshj­es përfundimt­are të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë. Asnjë paralelizë­m nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikoj­ë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë e ka certifikua­r atë", tha Lulzim Basha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania