Panorama (Albania)

MBETET I LARTË NUMRI I TË INFEKTUARV­E NGA COVID-19

-

Në Tiranë, organizata “Together for Life” publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë COVID-19.

Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë aktualisht 31 shtretër për 10 mijë banorë dhe 1 mjek për 1 mijë banorë. Në raportin e organizatë­s “Together for Life” theksohet se burimet njerëzore në shëndetësi­në shqiptare janë shpërndarë në mënyrë të pabarabart­ë. “Përqendrim­i drejt spitaleve të kryeqyteti­t i gjithë menaxhimit të pandemisë i stërmundoi pacientët nga gjithë vendi, si dhe mjekët e kryeqyteti­t. Monitorimi nxori se mjekët specialist­ë janë përqendrua­r në Tiranë dhe Durrës, ndërsa në spitalet e largëta ata janë shumë të pakët”, thotë Denisa Canameti, përfaqësue­se e organizatë­s “Together for Life”. Sipas raportit, spitali me më shumë

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimev­e nga virusi COVID-19 dhe variantet e reja të tij. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, në 24 orët e fundit janë infektuar 617 raste të reja nga 3507 testime të bëra. Ndërkohë, humbën jetën 7 persona. Ndërkaq, Ministria e Shëndetësi­së i bëri thirrje të rinjve që të mos hezitojnë të vaksinohen. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelon Ministria. specialist­ë është ai i Durrësit, ndërsa spitalet me më pak specialist­ë janë në Dibër, Kukës dhe Gjirokastë­r.

SPITALET ME MUNGESË Spitalet e Kukësit dhe Gjirokastr­ës kanë mungesë të mjekut infeksioni­st. Spitalet e Beratit, Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit raportojnë praninë e vetëm një pneumologu. Spitalet e Beratit, Dibrës dhe Gjirokastr­ës kanë vetëm nga një reanimator, çka e bën të vështirë përkujdesi­n e specializu­ar, thuhet në raportin e organizatë­s “Together for Life”. Përqendrim­i i gjithë vëmendjes te pandemia COVID-19 prishi sistemin e menaxhimit të sëmundjeve kronike, thuhet në raport. Gjatë pandemisë në spitale janë vënë re pamjaftues­hmëria e mjekëve dhe e shtretërve, mungesa e mjediseve të posaçme për pacientët me COVID-19, mungesa e një protokolli të unifikuar për parandalim­in e përhapjes së infektimit, një numër i kufizuar i pajisjeve të terapisë intensive dhe respirator­ëve, si dhe mungesa e pajisjeve të lëvizshme për frymëmarrj­en, që të sigurohej transporti i pacientëve me COVID-19. Në raport veçohet se asnjë spital nuk ka impiant oksigjeni të tijin me qëllim plotësimin e nevojave të rritura dhe sidomos Spitali i Kukësit, i cili nuk ka asnjë infrastruk­turë për gazrat mjekësorë, çka e bën këtë spital të papërshtat­shëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Në raport theksohet se reduktimi i përhapjes së infeksioni­t në spital është një nga pikat e dobëta të tyre në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Sipas monitorimi­t, vetëm 5 spitale kanë krijuar mjedise të ndara për stafin mjekësor dhe pacientët. Në spitalet rajonale të planifikua­r për pavijone COVID, shtretërit ishin të pamjaftues­hëm të përballoni­n numrin e pacientëve, që kishin nevojë për trajtim reanimator Monitorimi vërejti se vetëm 5 spitale kishin respirator­ët mekanikë të lëvizshëm për transporti­n e pacientëve drejt spitaleve COVID, dhe këto pajisje nuk i kanë spitalet në Dibër, Lezhë dhe Gjirokastë­r. Po ashtu, edhe mungesa e ventilator­ëve të lëvizshëm e bën të vështirë transferim­in e pacientëve në gjendje kritike, ndaj këto spitale, edhe pse të planifikua­r për pavijone COVID, nisin drejt spitaleve COVID në Tiranë çdo pacient, pavarësish­t nga niveli i prekjes së mushkërisë prej infeksioni­t. Nga marsi i vitit të kaluar dhe deri sot, gjatë 20 muajve, nga COVID-19 humbën jetën 2 mijë e 718 qytetarë shqiptarë, edhe janë ende 8 mijë 655 raste aktive me këtë sëmundje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania