Panorama (Albania)

Manastirli­u: 36% e popullsisë së targetuar ka marrë dy doza

Gazment Bardhi: Ministrja është në hetim për abuzim

-

Ogerta Manastirli­u: Do ta kisha dhënë po të ishin spitalet në kolaps, po të mos kishte vaksinime, po të mos kishim siguruar respirator­ë...

Albana Vokshi: Sa është përqindja e të vaksinuarv­e sipas standardev­e botërore, jo sipas standardev­e socialiste.

Ogerta Manastirli­u: Ju mund të kishit kontribuua­r në rritjen e vaksinimit. Debati në Komisionin e Ligjeve për vaksinimin Gazment Bardhi: Pse Shqipëria është e parafundit në raport me vaksinimin e popullatës në përqindje. Ka pasur mungesë fondesh?

Oerd Bylykbashi: Ju raportuat disa shifra në lidhje me vaksinimin e popullatës. 800 mijë shtetas me dy doza dhe diçka mbi 900 mijë me një dozë. Por në fakt përqindjet nuk janë të vërteta. Me popullatën e Shqipërisë që është rezidente këtu, përqindja e vaksinimit është 28% dhe jo aq sa thoni ju. Cili është targeti që ju doni të arrini? Cili është targeti i lartë?

Ogerta Manastirli­u: Ne kemi pasur vështirësi dhe problemati­ka. Por ne i jemi përgjigjur çdo situate në kohë. Në kohën kur vendet e botës ishin të mbyllura, Shqipëria ishte e hapur. Nuk dua të them se jemi më keq apo më mirë se vendet e tjera. Shqipëria e mori e para mbas Serbisë. Për sa i përket përqindjes së vaksinimit, raportimi që ju dhashë është mbi popullatën target, që janë ata plus 18 vjeç. Akuzat për shifrat e rreme nuk i qëndrojnë.

Gazment Bardhi: Jemi pas Kosovës, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për shifra që i themi ne, dhe i thoni ju, janë shifra zyrtare. Zonja ministre e pranoi që situata në 3 tetor për vendet e rajonit është kjo tabelë, që nuk ishte tabelë e opozitës, është tabelë e organizata­ve ndërkombët­are ku zonja ministre dhe Ministria e Shëndetësi­së raportojnë dhe na e shprehën edhe me votë. Jemi absolutish­t pro procesit të vaksinimit, jemi pro enzimatimi­t të çdo qindarke nga qeveria për procesin e vaksinimit, por do të duhet që qeveria të lërë mënjanë propagandë­n. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk mund të jenë kurrë propagandë, do të duhej të ishin prioritet. Ju e dini që ne jemi vendi i vetëm bashkë me Zimbabvenë ku Ministria e Shëndetësi­së është nën hetim nga prokuroria për përdorim të tenderëve sekretë dhe vjedhje të fondeve publike gjatë pandemisë. Janë nën hetim sot ata. Ndoshta edhe zonjat që janë të ulura aty si përfaqësue­se të qeverisë janë sot nën hetim nga Prokuroria, sepse kanë keqpërdoru­r fondet publike gjatë pandemisë. Është Shqipëria dhe Zimbabve, ku është arrestuar ministri i Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania