Panorama (Albania)

Kushtetues­ja rrëzon pragun 1% për kandidatët e pavarur

“Fjalia e dytë e pikës 1, të nenit 162 të Kodit cenon të drejtën për t’u zgjedhur”

-

Gjykata Kushtetues­e ka rrëzuar dje “pragun 1 për qind” në nivel kombëtar që duhet të arrijnë kandidatët e pavarur në zgjedhje. Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur, Elton Debreshi, i cili është shprehur se pragu prej 1 për qind është diskriminu­es. Sipas vendimit të Kushtetues­es, pjesa që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike është e papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Shqipërisë. Sipas përcaktime­ve të Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe Kuvendi me opozitën parlamenta­re në tetorin e vitit 2020, subjektet zgjedhore duhej të merrnin 1 për qind të votave në rang kombëtar, para se të fitojnë të drejtën të përfshihen në llogaritje­n e mandateve. Elton Debreshi ka depozituar në Gjykatën Kushtetues­e në prill të këtij viti, një kërkesë për shfuqizimi­n e pragut 1 për qind që duhet për t’u zgjedhur deputet, duke e quajtur diskriminu­es.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUES­E:

Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë në seancën plenare publike të datës 28.09.2021 mori në shqyrtim çështjen me kërkues: Elton Debreshi, subjekt zgjedhor kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me objekt: “Shfuqizimi i pikës 1 të nenit 162 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si e papajtuesh­me me Kushtetutë­n e Republikën e Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetues­e arriti në përfundimi­n se pjesa e fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, që vendos për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit kufizim të njëjtë me atë të kandidatëv­e të propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike cenon të drejtën kushtetues­e për t’u zgjedhur, në lidhje me parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskrimini­mit. Për këto arsye Gjykata Kushtetues­e,

VENDOSI: -Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimi­n, si të papajtuesh­ëm me Kushtetutë­n, të fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike. Vendimi përfundimt­ar i arsyetuar do të shpallet brenda afateve të parashikua­ra nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania