Panorama (Albania)

Ekzekutimi i Everest Çakajt para syve të bashkëshor­tes

- TIRANE

Ardian Çollaku ishte dënuar me 23 vite burg në Itali nën akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, por në vitin 2015, kur u arrestua për këtë qëllim, jo vetëm ia doli të mos ekstradohe­j, por edhe të fitonte lirinë.

Mbrëmjen e 11 majit të këtij viti u ekzekutua brenda makinës së tij shtetasi Everest Çakaj. Ai sapo hyn në makinë bashkë me bashkëshor­ten e tij kur persona të panjohur e qëllojnë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhersh­me. Me të shkuar kriminale, Everest Çakaj kishte ndryshuar emrin e tij, pasi më herët quhej Ibrahim. Ai dyshohej të ishte përfshirë në trafikun e drogës edhe në Belgjikë. Vrasja e tij nuk është zbardhur ende plotësisht, ndërsa dy pistat kryesore të krimit mbeten ajo e konfliktev­e në të shkuarën, si dhe për përplasjet mes bandave për drogën. Everest Çaka rezulton të jetë i akuzuar më herët për një vrasje të ndodhur në vitin 2010, ku humbi jetën shoferi i autobusëve Gëzim Alikaj, për të cilën nuk u dënua asnjëherë. Në prangat e Policisë ranë në atë kohë Ibrahim Çaka, Elton Hyka, si dhe Ardit Spahiu, që të tre banorë të Elbasanit. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohej vrasja e vëllait të viktimës së sotme në një disko në Barcelonë në vitin 2007. Po gjatë këtij viti u ekzekutua në Belgjikë Arjan Spahiu, djali i tezes së Everest Çakës. Spahiu rezulton të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të botës së krimit në Elbasan, Erion Alibej, kunati i motrës së tij. Alibej është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Ai dyshohet se është organizato­r dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht edhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Pak ditë pas ngjarjes u shoqërua në Polici Mirjan Dedja, 37 vjeç. Nga arratia, ai deklaroi për mediat se nuk kishte lidhje me ekzekutimi­n e 43-vjeçarit.

 ?? ?? Lulzim Bitri, i vrarë në atentat
Lulzim Bitri, i vrarë në atentat
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania