Panorama (Albania)

Lulzim Bitri, i vrarë mbrëmjen e shkuar në Elbasan, dyshohet të jetë përfshirë edhe në ngjarje kriminale në Elbasan, megjithëse asnjëherë nuk është zbuluar. Ai është gjithashtu vëllai i Eljo Bitrit, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e vëzhguesit gjatë e

-

Autoritete­t italiane kishin sjellë dosjen e tij hetimore në Tiranë dhe më pas askush nuk e di se çfarë ndodhi me të. LIDHJET ME GRUPET KRIMINALE TË LULZIM

BITRIT Megjithëse shënjestër e atentatit dyshohet të jetë Lulzim Bitrit, si ai, ashtu edhe viktima tjetër, janë persona me precedentë penalë, kryesisht jashtë vendit. Megjithëse Ardian Çollaku kishte pasur probleme me ligjin edhe në Elbasan ku ishte përfshirë në një aksident, nga ana tjetër, Bitri përveç një precedenti në Maqedoninë e Veriut ku ishte përfshirë në një përplasje me armë, në vendin tonë nuk është arrestuar asnjëherë. Autoritete­t policore në Elbasan kanë pasur dyshime për lidhje të tij me grupe kriminale, por në asnjë rast nuk është bërë shoqërimi i tij e aq më pak arrestimi. Bitri njihej si mik i ngushtë i Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar

Policia e Shtetit. Përveç se njihet si ideator i grabitjes së miliona eurove në Rinas, Çela dyshohet të jetë edhe porositësi i vrasjes së vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur më 24 prill të vitit 2020. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë me armë zjarri kallashnik­ov në qytetin e Durrësit brenda automjetit të tyre. Atentati ndaj tyre dyshohet i lidhur me humbjen e një pjese të parave të grabitura në Rinas, të cilat vëllezërit Haxhia i kishin marrë për t’i ruajtur në servisin e tyre. Atje dyshohet se paratë janë vjedhur dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja kryesore e vrasjes së tyre. Lulzim Bitri, i vrarë mbrëmjen e shkuar në Elbasan, dyshohet të jetë përfshirë edhe në ngjarje kriminale në Elbasan, megjithëse asnjëherë nuk është zbuluar. Ai është gjithashtu vëllai i Eljo Bitrit, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e vëzhguesit gjatë ekzekutimi­t të Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur në fund të dhjetorit të vitit 2018 në zonën e Bradashesh­it, jo shumë larg vendit ku u krye atentati më i fundit. Aktualisht, Eljo Bitri jeton në Dubai. Konflikti që çoi në përplasje të shumta me armë zjarri në Elbasan dhe për pasojë edhe me viktima nisi për shkak të një sasie prej 50 kg kokainë. Ishte humbja e kësaj sasie të madhe droge që nisi edhe kalvarin e ekzekutime­ve në Elbasan, duke vijuar edhe sot e kësaj dite, ndërsa bilanci më i rëndë ishte ai i vitit 2018. LIDHJET E ARDIAN

ÇOLLAKUT Përveç dënimit me 23 vite burg në Itali për shfrytëzim prostituci­oni dhe përfshirje në një aksident në qytetin e Elbasanit, Ardian Çollaku nuk është një emër shumë i përfolur mes anëtarëve të grupeve kriminale, ndoshta për faktin se ndaj tij nuk ka pasur prova deri më tani. Megjithatë, ai është hetuar nga Prokuroria e Elbasanit në lidhje me vrasjen e Everest Çakajt, atentat i ndodhur mbrëmjen e 11 majit të këtij viti po në qytetin e Elbasanit.

Edhe pas hetimeve të kryera ndaj tij rreth 6 muaj më parë, organi i hetimit nuk ka lëshuar ndonjë urdhër arresti. Hetuesit dyshojnë se Çollaku (Subashi) ka pasur lidhje direkte me ekzekutimi­n. Përveç kësaj, Çollaku (Subashi) kryente edhe vjedhjen e automjetev­e për llogari të grupeve kriminale kundrejt pagesave. Automjetet përdoren nga atentatorë­t për të kryer ekzekutime­t dhe më pas u vihet zjarri, duke humbur kështu gjurmët. Grupet kriminale që veprojnë me bazë qytetin e Elbasanit, por edhe jashtë vendit, përdorin vrasës me pagesë për të realizuar porositë e tyre në ekzekutimi­n e armiqve. Në jo pak raste vrasësit largohen jashtë vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania