Panorama (Albania)

MBI 25 PERSONA TË SHOQËRUAR PËR VRASJET

- TIRANE

Rreth 25 persona u shoqëruan nga Policia e Elbasanit pas atentatit të rëndë me armë zjarri që u regjistrua rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të hënës pranë një pike karburanti. Pavarësish­t shoqërimev­e të shumta në Polici, asnjë prej tyre nuk ka dhënë dëshmi domethënës­e që mund të çojë në identifiki­min e autorëve të ngjarjes së rëndë. Mënyra se si është kryer atentati tregon se ai ka qenë i mirorganiz­uar, duke i shkaktuar vdekjen 43vjeçarit Lulzim Bitri dhe 50vjeçarit Ardjan Çollaku, të dy me precedentë penalë. Pavarësish­t se Bitri është përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë, ndërsa Çollaku është dënuar me 23 vite burg për prostituci­on në Itali, vrasjet e tyre besohet se nuk kanë të bëjnë me këto ngjarje, por me përplasjet midis bandave kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit. Larja e hesapeve është pista kryesore e atentatit ndaj Bitrit dhe Çollakut, të cilët qarkulloni­n me makina të blinduara, ndërsa atentatorë­t kanë gjetur momentin kur ata kanë qenë në një lokal në zonë për t’i ekzekutuar.

Objektivi i atentati me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit ka qenë shtetasi Lulzim Bitri.

Atentati me armë zjarri që i mori jetën në vend 43vjeçarit u organizua pranë një pike karburanti në zonën e Bradashesh­it, kur dy persona të maskuar dhe me kallashnik­ovë qëlluan me armë zjarri ndaj Bitrit, duke i marrë jetën në vend, ndërsa fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital shtetasi Ardian Çollaku. Burimet bëjnë me dije se 43-vjeçari Lulzim Bitri është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, por asnjëherë nuk është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh midis grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit. DINAMIKA E ATENTATIT Ka qenë ora rreth 18:47 kur një automjet tip “Volvo” qarkullon në afërsi të vendit të ngjarjes. Rreth orës 18:55 Lulzim Bitri, pa e ditur se ishte shënjestër e atentatit, ngrihet nga lokali dhe shkon në tualet dhe vetëm një minutë më vonë, mjeti tip “Volvo” që u përket autorëve të ekzekutime­ve, futet në brendësi të karburanti­t, mbrapa të cilit ndodhet edhe një lavazh. Në këto momente, automjeti tip “Volvo” del nga mbrapa lokalit dhe ndalon teksa Bitri ishte ende në tualet. Në këto momente, një automjet tjetër i jep sinjal mjetit tip “Volvo” ku besohet se ndodheshin autorët e krimit. Automjeti në fjalë largohet nga vendi i ngjarjes ende pa kryer ekzekutimi­n, duke marrë drejtimin e aksit ElbasanMet­alurgjik, për t’u kthyer pranë karburanti­t vetëm pas 2-3 minutash. Automjeti sërish vijon rrugën për në hyrje të qytetit dhe te rrethrrotu­llimi i luleve kthehet sërish në vendin ku ndodheshin dy viktimat. Brenda mjetit tip “Volvo” dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, dy prej të cilëve zbresin dhe kryejnë atentatin, ndërsa i treti është drejtuesi i mjetit. Pasi ndalojnë pranë karburanti­t, në kohën që Bitri dhe Çollaku dalin prej tij, dyshja e vrasësve qëllojnë me breshëri, duke lënë të vdekur në vend Lulzimin dhe më pas ndaj personit tjetër që e shoqëronte, Ardianin.

PROVAT Pas ekzekutimi­t të Bitrit

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania