Panorama (Albania)

Policia e shpalli të vdekur, Çollaku ndërroi jetë te Trauma

-

Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të Bradashesh­it në qytetin e Elbasanit fillimisht u tha se kishte dy viktima. “Në Bradashesh, afër rrethrrotu­llimit të luleve, dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësorë. Si pasojë, njëri prej tyre, shtetasi Lulzim Bitri, 43, nga Katundi i Ri, Elbasan, ka ndërruar jetë në vendngjarj­e, ndërsa personi tjetër, Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Policia ka mbërritur në vendngjarj­e dhe ka ngritur pika kontrolli”, bëri me dije Policia lokale. Pavarësish­t se Ardian Çollaku u shpall i vdekur në Spitalin e Elbasanit, brenda pak orëve ai u transportu­a në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, në vdekje klinike, duke ndërruar jetë pak pas mesnatës së djeshme në këtë spital. dhe Çollakut, në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur të paktën 23 gëzhoja. Dy prej plumbave e kanë goditur Bitrin në pjesën e kurrizit, çka ka qenë fatale për të, ndërsa Çollaku Subashi) është qëlluar me një plumb në pjesën e kokës, duke përfunduar në gjendje të rëndë fillimisht në Spitalin e Elbasanit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së martës. Pasi derdhën breshërinë e plumbave, dy autorët e maskuar hipin sërish në automjetin tip “Volvo” dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të segmentit rrugor ElbasanPeq­in. Siç veprojnë rëndom grupet kriminale apo vrasësit me pagesë, edhe në këtë rast automjetit i është vënë zjarri në fshatin Balldren të Elbasanit. ARMËT E PËRDORURA

Atentati ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut ka qenë i mirorganiz­uar. Dy autorët e maskuar ishin të armatosur me një armë automatike të tipit kallashnik­ov, si dhe me një armë tjetër tip “Skorpions”. Dy armët u gjetën të djegura brenda automjetit tip “Volvo”, të cilit iu vu zjarri jo shumë larg vendit të krimit. Armët janë djegur thuajse plotësisht, çka është e vështirë për hetuesit të merret ndonjë provë e rëndësishm­e. Pasi kanë djegur automjetin me të cilin u krye vrasja, autorët më pas janë larguar pa gjurmë, duke mbuluar me mister një tjetër atentat të rëndë në qytetin e Elbasanit.

HETIMET Të vetmet prova që hetuesit kanë në duar janë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë përveç atyre të karburanti­t. Policia ka një identikit të autorëve të atentatit me armë zjarri, por identifiki­mi i tyre është i vështirë për shkak se ishin të maskuar. Raportohet se zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbushur me kamera dhe Policia i ka sekuestrua­r dhe po heton të gjitha lëvizjet që kanë bërë autorët gjatë minutave para dhe pas ekzekutime­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania