Panorama (Albania)

Londra, qendër e rrjetit të kompanive në parajsat fiskale

Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore

-

Udhëheqës botërorë, politikanë dhe yje të muzikës Pop janë mes mijëra personave që fshehin pasuri të madhe përmes një rrjeti kompanish anonime.

Të dhënat janë zbuluar përmes rrjedhjes së gati 12 milionë dosjeve nga arkivat e disa firmave ligjore, të cilat hedhin dritë mbi botën e fshehtë të parave që transferoh­en në parajsa fiskale, të ashtuquajt­ura “Dokumentet Pandora”.

Ndër zbulimet më befasuese të “Pandora Papers” është pasuria e fshehur e Presidenti­t të Azerbajxha­nit, Ilham Aliyev, dhe familjes së tij. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se gjatë 15 viteve të fundit familja Aliyev dhe bashkëpunë­torët e saj tregtonin në Britani prona në vlerën e 544 milionë dollarëve. Rachel Davies Teka punon për organizatë­n kundër korrupsion­it “Transparen­cy Internatio­nal”. “Prej momentit që kjo familje mori pushtetin në vitin 1993, anëtarët e saj kanë marrë kontrollin e shumë prej industrive jetike të vendit dhe burimeve të tij natyrore dhe i kanë përdorur ato për t’u pasuruar. Dhe kjo po bëhet në kurriz të njerëzve të atij vendi. Këto veprime kanë pasoja tek popullata e vendit. Ka njerëz që vuajnë sepse udhëheqësi­t e tyre marrin burime të cilat duhet të ndahen mes qytetarëve në ato vende”, thotë Rachel Davies Teka, drejtuese e “Transparen­cy Internatio­nal” për Mbretërinë e Bashkuar.

Dokumentet e rrjedhura tregojnë se mbreti Abdullah i Jordanisë ndërtoi një perandori të fshehtë me prona në Shtetet e Bashkuara dhe Britani në vlerën e më shumë se 100 milionë dollarëve. Por gjatë një fjalimi të hënën, ai i hodhi poshtë pretendime­t për përpjekje për fshehje të pasurisë së tij. “Nuk kam asgjë për të fshehur nga askush. Ne jemi më të fortë se kjo dhe kjo nuk është hera e parë që Jordania vihet në shënjestër”, tha mbreti i Jordanisë Abdullah II. Ministrat e kabinetit pakistanez e familjarët e tyre, si dhe aleatë të ngushtë të

Kryeminist­rit Imran Khan, janë zbuluar se zotërojnë kompani në parajsa fiskale në vlerën e miliona dollarëve. Por, zoti Khan tha se gjetjet do të hetoheshin. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se Kryeminist­ri çek, Andrej Babis, ka përdorur kompani anonime të regjistrua­ra në parajsa fiskale për të financuar blerjen e një prone prej 22 milionë dollarësh në Francë. Zoti Babis, partia e të cilit garon në zgjedhjet e përgjithsh­me këtë javë, i doli në mbrojtje veprimeve të tij gjatë një debati televiziv të dielën. “Paratë u dërguan nga një bankë çeke, ato u tatuan. Janë paratë e mia dhe u kthyen sërish në Republikën Çeke”, tha ai.

Sipas zbulimeve, Presidenti kenian Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij janë të lidhur me mbi 12 kompani të regjistrua­ra në parajsa fiskale, njëra prej të cilave në vlerën e mbi 30 milionë dollarëve. Por nuk ka dhëna që tregojnë se familja Kenyatta ka vjedhur pasurinë shtetërore. Pjesa më e madhe e veprimtari­ve të zbuluara nga “Pandora Papers”, janë të ligjshme, përfshirë përdorimin e kompanive të regjistrua­ra në parajsa fiskale.

Por, në shumë prej dokumentev­e të rrjedhura ekziston një emërues i përbashkët dhe ajo është Londra. Kryeqyteti britanik dhe territoret e lidhura me të, siç janë Ishujt e Virgjër britanikë, ofrojnë një rrjet mekanizmas­h ligjore të krijuar për të fshehur se kush i zotëron vërtet paratë, thotë zonja Davies Teka. “Mund të blesh prona në mënyrë sekrete nëse përdor një kompani të regjistrua­r dhe krijuar në një territor të huaj, në parajsa fiskale. Ne (Britania) gjithashtu ofrojmë shërbime luksoze për elitën botërore dhe për fat të keq kemi një numër shqetësues profesioni­stësh, llogaritar­ësh, avokatësh, agjentësh të pasurive të paluajtshm­e, të cilët ndihmojnë aktorë të korruptuar e kriminelë, që të pastrojnë, fshehin dhe menaxhojnë pasurinë e tyre”. Në Britani Partia Konservato­re në pushtet është përfshirë nga akuzat pasi dokumentet e rrjedhura ngritën dyshime për korrupsion ndaj disa donatorëve të partisë. Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak, hodhi poshtë pretendime­t për shmangie të taksave nga ana e Londrës. Ai tha se qeveria e ka luftuar me forcë korrupsion­in global.

Marrë nga “Zëri i Amerikës”

 ?? ??
 ?? ?? Presidenti kenian Uhuru Kenyatta
Presidenti kenian Uhuru Kenyatta
 ?? ?? Mbreti i Jordanisë Abdullah II
Mbreti i Jordanisë Abdullah II

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania