Panorama (Albania)

Kriza e dritave dhe kriza e keqqeveris­jes

“Prodhojmë energji nga uji, të larta humbjet në rrjet”

- Gjergj Erebara

Shqiptarët mund të duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike të importuar për shkaqe të jashtme, por përveç kësaj, neve do të na duhet të paguajmë një faturë akoma më të rëndë, atë të shtimit të rrogëtarëv­e të shtetit për zgjedhje si pjesë e faturës së përgjithsh­me të keqqeveris­jes. Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullato­r i Energjisë dhe nga Instituti i Statistika­ve sugjerojnë që, ndryshe nga katastrofa që paralajmër­on Kryeminist­ri Edi Rama, Shqipëria pritet të ketë një vit të kënaqshëm energjetik për vitin 2021, së paku sa i përket sektorit të energjisë elektrike. Për periudhën janar-qershor, për të cilën të dhënat janë të disponuesh­me, bëhet e ditur se në Shqipëri janë prodhuar 6 miliardë kWh, me një rritje 120% në krahasim me një vit më parë. Shqipëria eksportoi një të tretën e kësaj energjie. Shqipëria konsumon mesatarish­t 7.5 miliardë kWh në vit, ndërsa prodhimi prej 6 miliardësh në gjashtëmuj­orin e parë sugjeron se 2021-shi do të jetë një nga vitet me eksport neto të energjisë elektrike. Ky prodhim i pazakontë nuk është ndonjë mrekulli në menaxhimin e ekonomisë. Hidrocentr­alet prodhojnë energji në varësi të sasisë së ujit të rënë nga qielli. Përkundrej­t kësaj situate, Kryeminist­ri Edi Rama shpalli në mënyrë të zymtë një krizë të papritur, që sipas tij, po godet të gjithë botën (dhe Shqipërinë), krizë që, teksa supozohet se ne do ta paguajmë më shtrenjtë energjinë elektrike, në një mënyrë që Rama nuk e shpjegoi se si, do të dalim më të fortë prej saj.

Thotë Rama: “Dukuria e rritjes marramendë­se të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombët­are, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithsh­me çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm qëndrojnë sot para të gjitha vendeve si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara”.

Këto janë të vërteta! Në Europë çmimi i gazit është rritur dhe çmimi i energjisë elektrike është rritur gjithashtu. Kryeminist­ri nuk bëri të ditur nëse me fjalën “karbon” e ka fjalën për qymyrin apo për kreditet e karbonit, por ajo që dihet është se çmimi i qymyrit është rritur në mënyrë tronditëse në Kinë dhe Indi. Edhe çmimet e naftës janë në rritje. Problemi është se Shqipëria nuk prodhon energji elektrike as nga gazi, as nga nafta dhe as nga qymyri. Shqipëria e prodhon energjinë elektrike nga uji, i cili mund të preket nga fenomene natyrore të tilla si thatësirat e tejzgjatur­a, por nuk preket nga çmimi i gazit në Europë apo çmimi i qymyrit në Kinë. Dhe deri më sot Shqipëria nuk duket se ka pasur ndonjë thatësirë. Së paku, të dhënat e publikuara nga Enti Rregullato­r i Energjisë tregojnë të kundërtën. Në qershor, kuota mesatare e Fierzës, liqen që përbën rezervën tonë energjetik­e, ishte 291.7 metra mbi nivelin e detit, kuotë që është 2.2 metra më e lartë se sa mesatarja historike. Kushdo që ka pak njohuri nga këto punë e di se Fierza në këtë kuotë ka ujë të mjaftueshë­m për prodhim të bollshëm. Është e vërtetë gjithashtu se çmimet e importit të energjisë elektrike kanë arritur në shifra të pabesueshm­e prej 150 apo 250 euro për MWh, ose 30 lekë për kWh, nga 10 lekë që paguajnë aktualisht konsumator­ët familjarë për kWh. Por sasia e energjisë e importuar me këto çmime është shumë e vogël në krahasim me bollëkun e shiut të rënë gjatë pjesës së parë të vitit. Megjithatë ka një krizë për të cilën shqiptarët do të duhet të paguajnë. Qeveria e Kryeminist­rit Edi Rama ka punësuar 12 mijë vetë më shumë pak para zgjedhjeve parlamenta­re, supozohet për të përfituar vota në këmbim të vendeve të punës. Ne nuk e dimë konkretish­t se në çfarë poziciones­h janë punësuar këta 12 mijë vetë, por nëse marrim pagën mesatare në sektorin publik, e cila është afërisht 564 euro për të punësuar, taksapague­sve do t’u duhet të paguajnë 6.7 milionë euro në muaj, ose 81 milionë euro shtesë për pagat e personave të punësuar në Administra­tën Publike qendrore, në bashkitë dhe në ndërmarrje­t shtetërore pak para zgjedhjeve. Këto para janë ndoshta më shumë nga ç’do t’i nevojiten OSHEE-së për të importuar drita me çmime të rritura, por kjo vështirë se është kriza e vetme e keqqeveris­jes që do të detyrohen shqiptarët të paguajnë. Pesë vjet më parë, qeveria premtoi huamarrje, rritje çmimesh të energjisë elektrike dhe dhunë brutale ndaj një pjese të shqiptarëv­e, kryesisht të varfër, në emër të luftës kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Plani i Rimëkëmbje­s së Energjisë parashikon­te humbje në nivelin 8% të energjisë së hedhur në rrjet deri në fund të vitit 2020. Kjo gjithashtu është një shifër më e lartë se sa normalja, e cila duhet të jetë 4-5%, por e gjithë e ashtuquajt­ura reformë as nuk iu afrua fare humbjeve në këtë nivel. Aktualisht shifrat zyrtare të humbjeve janë 21%. Diferenca nga objektivi i vetëshpall­ur i reformës 8%, me realitetin 21%, është e barabartë me afro 1 miliard kWh në vit. Në një situatë normale, këto 1 miliard humbje të pareduktua­ra, sipas planit, kushtojnë 50 milionë euro, ndërsa në një situatë anormale si kjo e sotmja kushtojnë 2-4 herë më shumë. Ky vështirë se është dështimi i vetëm në menaxhim. Është e gjithëditu­r se çdo ndërmarrje e sektorit publik në Shqipëri menaxhohet politikish­t dhe jo me profesioni­stë, ndërsa i gjithë sektori ka një mungesë akute transparen­ce financiare. Në vitin 2016, si pjesë e reformës, nën këmbëngulj­en e Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Ministria e Financave u detyrua të hapë një seksion në faqen e saj të internetit, ku supozohej se do të publikohes­hin një herë në tre muaj të dhënat financiare të ndërmarrje­ve të sektorit publik. Hera e parë dhe e fundit kur këto të dhëna u publikuan ishte prilli i vitit 2016. KESH sh.a., e cila menaxhon tri hidrocentr­alet e lumit Drin, nuk ka publikuar bilanc vjetor dhe as raportet e menaxhimit, siç është detyrimi ligjor, në Qendrën Kombëtare të Biznesit për vitet 2019 dhe 2020. “OSHEE Group” nuk ka dorëzuar bilancin e vitit 2020, ndërsa OST, e cila menaxhon linjat e tensionit të lartë, nuk ka publikuar bilancin e vitit 2020.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania