Panorama (Albania)

“Kriza energjitik­e” më herët nga sa e lajmëroi kryeminist­ri

“Open Data”: Vit jo i mirë hidrologji­k, 15% më pak se sa përgjatë 2015-2020. Çmimi për blerjen e energjisë, më i lartë se ai që u shit.

-

“Open Data Albania” ka hulumtuar mbi çmimin, sasinë dhe vlerën e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit, 2015-2020.

Për 2020-ën janë prodhuar në total 5 314 811 MËh energji elektrike, apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Sipas llojit, prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen si rezultat i burimeve hidrike rreth 99% dhe vetëm 1% e energjisë elektrike prodhohet nga burime të tjera të rinovueshm­e. Pavarësish­t rritjes së kapacitete­ve prodhuese, viti 2020 konsideroh­et si vit jo i mirë hidrologji­k, pasi prodhimi total i këtij viti rezulton rreth 15% më pak se prodhimi mesatar i energjisë elektrike në periudhën 2015-2020. Kjo situatë ndikon importin dhe eksportin e energjisë elektrike.

Gjatë vitit 2020 janë eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto GËh energji elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësis­ht importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 GËh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat, shkëmbimi i energjisë elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4% krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë deficiti për vitin 2020.

Për vitin 2020 eksporti i energjisë elektrike shënoi vlerën 13 776 000 euro, ndërsa importi i energjisë elektrike arrit vlerën 69 146 000 euro. Me këto të dhëna zyrtare të publikuara nga INSTAT, ERE, Qendra Ndërkombët­are e Tregtisë, po të vlerësojmë çmimin në blerje dhe çmimin në shitje të energjisë elektrike, rezulton se Shqipëria ka shitur energji elektrike me çmimin mesatar 14.3 euro/MËh dhe ka blerë energji me çmimin mesatar 21.35 euro/MËh. Pra për vitin 2020 çmimi i blerjes së energjisë elektrike ka qenë më i lartë se çmimi i shitjes së energjisë elektrike për MËh. Po t’i referohemi grafikut të mëposhtëm, për periudhën 2015-2020, çmimi mesatar në eksport i energjisë elektrike ka qenë jo i qëndrueshë­m dhe në vitin 2020 ka pësuar rënie. Ndërsa çmi

“Çmimi i energjisë për biznese, më i larti në rajon” Lë pas maqedoninë e Veriut, Serbinë, malin e zi dhe kosovën

mi mesatar në import të energjisë elektrike në vitet e fundit ka pësuar luhatje të vogla, megjithatë për vitin 2020 ka pasur rritje dhe ka qenë më i lartë se çmimi i eksportit.

Sipas destinacio­nit, vihet re se vendet në të cilat Shqipëria ka eksportuar energji elektrike janë Serbia, Sllovenia dhe Greqia. Për vitin 2020 Serbia zë një përqindje prej 64% të vlerës totale të eksporteve, apo rreth 8.9 milionë euro, ndjekur më pas nga Sllovenia me një përqindje prej 22.2%, apo rreth 3 milionë euro, dhe Greqia me vlerë totale prej 1.9 milionë eurosh, apo 13.7% të vlerës totale të eksporteve. Ndërsa sa i përket importit të energjisë elektrike, vendet prej të cilave Shqipëria ka marrë energji janë Serbia, Greqia, Sllovenia dhe Republika Çeke. Edhe në rastin e marrjes së energjisë elektrike, partneri kryesor i Shqipërisë mbetet Serbia me rreth 56.5 milionë euro, apo 82% të totalit të vlerës së importeve, ndjekur më pas nga Greqia me 5.9 milionë euro, apo 9% e totalit të importeve në vlerë; Sllovenia me 4.6 milionë euro (pra 7% e totalit) dhe në fund Republika Çeke me vlerë importesh 2.15 milionë euro, apo rreth 3% e totalit. Një diferencë e theksuar vihet re edhe në tarifën e energjisë elektrike që paguajnë klientët familjarë dhe klientët jofamiljar­ë. Te klientët familjarë përfshihen ata konsumator­ë që kanë një konsum vjetor të energjisë mes 25005000 kËh. Ndërsa klientë jofamiljar­ë konsideroh­en konsumator­ët që konsumojnë mes 500-2000 MËh. Në një grafik, “Open data” paraqet çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për klientët familjarë për vitin 2020 në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e rajonit është 10.36 lekë/kËh, ndërsa çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 15.49 lekë/kËh. Vihet re se Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumator­ët familjarë më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 11.96 lekë/kËh, ndjekur nga Mali i Zi me 9.88 lekë/kËh; Maqedonia e Veriut 8.40 lekë/kËh; Serbi me 6.83 lekë/kËh dhe Kosova me 6.86 lekë/kËh. Ndërsa në një tjetër paraqet çmimet e energjisë elektrike para taksimit (TVSH-së) për klientët jofamiljar­ë për vitin 2020 në vendet e rajonit. Çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët familjarë për vendet e Bashkimit Europian është 10 lekë/kËh, ndërsa çmimi mesatar i energjisë elektrike për klientët jofamiljar­ë biznese dhe institucio­ne, për vendet e rajonit është 9.58 lekë/kËh. Shqipëria ka çmimin mesatar vjetor të energjisë elektrike për konsumator­ët jofamiljar­ë më të lartë se vendet e rajonit, me rreth 12.82 lekë/kËh, ndjekur më pas nga Maqedonia e Veriut me 9.27 lekë/kËh; Serbia me 8.91 lekë/kËh; Mali i Zi dhe Kosova me 7.81 lekë/kËh.

Sistemi elektro-energjetik në Shqipëri përbëhet nga prodhimi, transmetim­i dhe shpërndarj­a e energjisë elektrike me qëllim furnizimin e klientëve të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë realizohet nga shoqëritë “KESH sh.a” dhe “HEC Lanabregas sh.a” me 100% të aksioneve shtetërore, si dhe nga subjekte private dhe me koncesione të licencuara. Ndërkohë, transmetim­i i energjisë elektrike realizohet nga Operatori i Sistemit të Transmetim­it sh.a (OST), ndërsa shpërndarj­a e energjisë elektrike kryhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarj­es sh.a.

Në databazën “Open Corporates Albania”, rubrika për shoqëri koncesiona­re janë pasaporta për shoqëri prodhuese të mesme apo të vogla të energjisë përmes veprave hidrike.

Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga INSTAT, ERE, Internatio­nal Trade Center, UN COMTRADE, EUROSTAT. Ky artikull hulumtues po publikohet në kuadër të projektit “Open Data, Açess and Transparen­cy over sectors to Risk of Corruption”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania