Panorama (Albania)

RRITJA E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE USHQIMORE

-

Prej muajit shtator konsumator­ët shqiptarë po përballen me çmime më të larta për produktet ushqimore. Kështu, çmimi i bukës është rritur me 20 lekë, ndërsa më shtrenjtë sot blihet po ashtu një kilogram mish, një litër vaj, një pako makarona, një kilogram oriz, të cilat kanë pësuar një rritje e cila varion nga 10 lekë deri në 50 lekë. Më shtrenjtë po ashtu blihet edhe qumështi si edhe nënprodukt­et e tij, duke nisur nga djathi, gjiza, gjalpi e kosi. Qytetarët i druhen faktit që kriza energjetik­e e paralajmër­uar nga Kryeminist­ri Rama do të pasohet nga rritja e mëtejshme e çmimeve për produktet bazë. Në kushtet kur niveli i pagave mbetet në stanjacion, një gjë e tillë do të ishte e papërballu­eshme për pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare.

Rritja në javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmër­imi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, bëri bashkë dje në një protestë përpara ndërtesës së Bashkisë së Shkodrës disa dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe pensionist­ë.

Sipas Zef Bregut, jetesa tashmë është bërë e papërballu­eshme. “Kjo rritje shumë e madhe e çmimeve, duke filluar nga buka, për ne si pensionist­ë është shumë e rëndë. Pensionet janë të ulëta, çmimet po dyfishohen, pra kjo është diçka që ne nuk mund ta përballojm­ë”, thotë ai. Vitore Çinari thotë se ka punuar 25 vite në fabrikën e cigareve dhe pensioni i saj është vetëm 1100 lekë. Ajo thotë se janë vështirësi­të e jetesës që e kanë detyruar të dalë në protestë. “Ka plot që kalojnë kështu me skamje dhe detyrohen të heshtin sepse u vjen turp të dalin. Unë nuk kam turp, se me kaq jetoj. Pse duhet të pres lëmoshë nga fëmijët? Kam jetuar këtu, kam derdhur djersë, kam punuar në aksione, hekurudha, gjithkund ku na ka dërguar shteti. Dhe kur vjen fundi, jetojmë pa dinjitet”, thotë ajo. Protesta e djeshme, shkruan “Zëri Amerikës”, kundër rritjes së çmimeve mbështetet nga Bashkimi i Sindikatav­e të Pavarura të Shkodrës, drejtuesi i të cilit, Albert Tukaj, thotë se nivelit të lartë të papunësisë në Shkodër, që ka arritur në 60 për qind, tashmë do t’i shtohet edhe rritja e çmimeve të pjesës më të madhe të artikujve të domosdoshë­m për jetesën e përditshme. “Sot protestojm­ë kundër rritjes se çmimit të bukës, kundër rritjes së çmimit të karburanti­t, që janë frymëmarrj­a e ekonomisë shqiptare. Protestojm­ë për biznesin e vogël kundër fiskalizim­it. Apo e thënë ndryshe, kërkojmë nga qeveria shqiptare që për 5 vjet biznesi i vogël mos të trajtohet me fiskalizim­in e ri, për shkak se sot ai doli nga lufta pandemike dhe biznesi i vogël është biznes social”. Ekspertët e ekonomisë kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburante­ve dhe energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët, duke vështirësu­ar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë sot është paralajmër­uar një tjetër protestë kundër rritjes së çmimeve për produktet e shportës dhe jo vetëm, e cila do të mbahet në orën 17:00 përpara ambienteve të Kryeminist­risë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania