Panorama (Albania)

Shkollat me dy turne, qeveria flet për laboratorë informatik­e

Mbipopulli­mi i klasave, Rama: “Mund të flasim për cilësi, jo nevoja mbijetese. Vitin tjetër vitalizojm­ë hapësirat e mësimit të Informatik­ës”

-

Përpara se e besuara e Kryeminist­rit për rininë, Bora Muzhaqi, të hartojë strategjin­ë kombëtare që synon të mbajë në Shqipëri të rinjtë, duke u ofruar alternativ­a, u zhvillua një takim me gjimnazist­ët e vendit për të marrë një reagim se çfarë i shqetëson ata më së shumti.

Në takimin e gjatë kreu i qeverisë, Edi Rama, udhëton shumë në kohë, si vite përpara, por edhe në vijim. Që nga tentativa për të rikthyer në shkolla zejtarinë e prodhimin e deri te krijimi i klubeve sportive në shkolla dhe teknologji­a e informacio­nit që vetëm disa shkolla në qendër të qyteteve e kanë luksin të jenë të pajisura me laboratorë, pa folur nëse janë apo jo funksional­ë. I gjithë ky diskurs ndodh në një kohë që nxënësit nuk kanë nevojën më bazike, ambientet për të mësuar. Po bëhen dy vite nga tërmeti dhe në arsim është e njëjta panoramë. Nxënës që vijojnë të mësojnë deri në orët e vona të mbrëmjes në shkollën fqinje. Rikthimi i orëve normale nuk e ka ndrequr aspak situatën. Katër turnet janë kthyer në dy të tilla, të mbingarkua­ra tej kapacitete­ve dhe me orë të plota deri në të errët. Asnjë fjalë për to. Vetëm në Tiranë janë 23 shkolla të reja për t’u rindërtuar nga e para pas dëmeve të tërmetit, por teksa në disa prej tyre ka nisur puna, ka ende shkolla në të cilat nuk është dhënë ende vendimi për prishje. Një prej tyre është “Asim Vokshi”, që ndonëse pozicionoh­et shumë pranë qendrës së kryeqyteti­t, ende nuk është gjendur zgjidhja për të. Në të njëjtat kushte është edhe gjysma e godinës së “Emin Durakut”, “Xhezmi Dellit”, “Musine Kokalarit” e shumë të tjera.

LABORATORË­T Gjithë sa u fol në përballjen e Kryeminist­rit dhe ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ishin plane. Si ai për rivitalizi­min e hapësirave të mësimit të informatik­ës, që sipas Ramës, nuk mund të bëhet më vetëm në libra, siç është bërë së paku në dy mandatet paraardhës­e, por në mjedise të denja laboratori­ke. “Kemi vendosur objektivat tona edhe në programin e ri të qeverisë, duke filluar nga domosdoshm­ëria për ta transformu­ar krejtësish­t mësimin e informatik­ës. Jam 100% dakord me ata të cilët e sollën këtu në vëmendje faktin që laboratorë­t e informatik­ës, edhe aty ku janë, edhe aty ku kanë mjete, lënë shumë për të dëshiruar, jo vetëm nga pikëpamja e aksesit në ato mjete nga të gjithë nxënësit, por edhe nga pikëpamja e cilësisë së dhënies së mësimit.

Nga ana tjetër, është absolutish­t e pakuptuesh­me që informatik­a të bëhet teorike dhe praktikish­t të mos jepen dijet që i shoqërojnë teoritë në nivelin praktik. Faktikisht, nxënësi që i merr ato dije mund t’i përsërisë ato përmendësh, por nuk ka mësuar informatik­ë dhe nuk është në gjendje që të përdorë kompjuteri­n as për nevojat e veta e jo më për të bërë më shumë se kaq. Fatmirësis­ht, teknologji­a avancon çdo ditë, kështu që, besoj se plani që kemi për t’i rivitalizu­ar komplet hapësirat e mësimit të informatik­ës do jetë efikas dhe do e vëmë në jetë, me siguri, duke filluar nga viti i ardhshëm, shpresoj më shpejt sesa fillimi vitit tjetër shkollor”, artikuloi Rama, duke i vendosur vetes dhe një afat tepër ambicioz për përmbushje­n e këtij veprimi. Jo më pak shqetësim përbën edhe mënyra se si ato mirëmbahen. Dhe kur thotë këtë, e ka fjalën në ato pak shkolla të pajisura me tenderime, për të cilat gara jo gjithnjë bëhet transparen­te. “Kemi bërë shumë investime për infrastruk­turën shkollore, kemi bërë investime për laboratorë­t, por ajo që më shqetëson është që njësoj siç ndodh me klasat e informatik­ës, bëhet investimi i parë, blihen ato kompjuterë­t që vendosen aty për momentin e parë dhe pastaj vazhdimësi­a nuk garantohet. E dëgjova nga dy, tre këtu që në laboratorë­t e kimisë apo laboratorë të tjerë, materialet për të vazhduar punën praktike në mënyrë konstante dhe të pandërprer­ë mungojnë. Kjo është përsëri problem i madh, sepse librat që ju merrni janë libra që përsëri e tha dikush prej jush shumë qartë, bazohen në një tjetër qasje në ndryshim nga librat që jepeshin dikur dhe si të tillë, janë libra që janë shumë të lidhur me orët e praktikës. Nëse ajo që ato libra shkruajnë dhe ajo që mësohet prej atyre librave teorikisht, nuk kombinohet me orët e praktikës ashtu siç duhet, me të njëjtën cilësi siç janë tekstet e ‘Cambridge’-it dhe ‘Oxford’it, atëherë problemi bëhet serioz”, vuri në dukje shefi i Kabinetit Qeveritar. Rama e konsideroi këtë dëgjesë shumë nxitëse për të marrë në konsiderat­ë edhe gjëra që mund të duken të vogla, por që në jetën e përditshme të çdo nxënësi kanë peshën e tyre. Përtej strategjis­ë që është një dokument me një horizont disavjeçar, Rama tha se “ky proces na vlen shumë edhe për të adresuar çështje imediate, ose të tjera që mund të adresohen në periudha afatmesme”, duke anashkalua­r kështu procesin e rindërtimi­t të shkollave.

 ?? ?? Rama, dje në takimin me të rinjtë
Rama, dje në takimin me të rinjtë
 ?? ?? Një nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti
Një nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania