Panorama (Albania)

Frikë nga COVID-i, ankth në Kombëtare

-

E gjithë vëmendja e tifozëve kuqezinj është kthyer nga Kombëtarja me shpresën që të besuarit e Edi Rejës t’i japin formë një ëndrre të madhe, të qëndrojmë në garë për një biletë për në Botërorin e Katarit.

Për këtë pjesë është shprehur edhe Berat Gjimshiti, i cili ka dhënë një intervistë të veçantë për “News 24” në emisionin “Sport News” të drejtuar nga Enxhi Biba. Gjimshiti preku shumë tema duke nisur nga sfidat e tetorit, objektivat e tij me përfaqësue­sen, si dhe aventura në Serinë A.

Ju patët fatin të ishit pjesë e skuadrës edhe në “Euro 2016” dhe tani jeni kthyer në një lider të vërtetë. Besoni se mund të realizoni ëndrrën për të përfaqësua­r Shqipërinë në një turne madhor?

Po, besoj me thënë të drejtën, është një ëndërr. Për mua, Kombëtarja ka qenë një gjë e veçantë dhe shumë e bukur. Gjithmonë e kam marrë me dëshirë, pastaj ëndrra vazhdon, të shikojmë këto dy ndeshje se si do të dalim.

Çfarë do të thotë për ju të përfaqëson­i Shqipërinë?

Fjala e parë që më vjen është krenaria. Të marrësh ftesën e Kombëtares është një krenari e madhe, sepse përfaqëson të njëjtin shtet me gjuhën që flet në shtëpi dhe kjo të bën edhe më të lumtur.

Është gati Kombëtarja për këto dy sfida?

Besoj që jemi gati, ndeshjet e fundit kemi dalë mirë, edhe pse kemi humbur me Poloninë, e kam thënë që kemi luajtur më mirë se ata, por gabimet na penalizuan. Kemi lojtarë të rinj, por edhe me eksperienc­ë, është një miks shumë i mirë dhe kemi mundësi për t’ia dalë.

Cila nga këto dy sfida është më e vështirë dhe sa pikë mendoni se do të marrim pasi Reja tha që ideale do të ishin katër?

Çdo lojë e ka vështirësi­në e saj. Duhet të mendojmë në fillim për Hungarinë, pastaj të kalojmë te Polonia. Kemi një javë kohë për ta përgatitur ndeshjen dhe për t’u paraqitur sa më mirë. Është shumë e vështirë ta them, unë si lojtar dua ta fitoj ndeshjen dhe mendoj gjithmonë për tri pikët e radhës. Të shohim.

Kërkesë e tifozëve është që ta ndalni Levandovsk­in, do t’ia dilni apo është e pamundur?

Edhe pse do të luajnë dy sfida, gjithë vëmendja e ekipit polak është te përballja me kuqezinjtë. Kështu është shprehur edhe sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovsk­i, i cili në konferencë­n për shtyp iu referua ndeshjes së parë dhe foli për Shqipërinë, ku theksoi se kombëtarja polake duhet të ketë kujdes, sepse shqiptarët qarkullojn­ë mirë topin dhe i kanë lejuar shumë hapësira të lira. Pretendent­i për “Topin e Artë” foli me këto fjalë: “Duke E pamundur nuk është asgjë në jetë. Nuk jam vetëm unë që mund ta ndal, por duhet ta bëjmë të gjithë si skuadër ndaj Polonisë, pasi ata kanë një skuadër shumë të mirë. Lojtari që admiroj dhe luan në Itali është Zielinski që kthehet në Kombëtare dhe duhet ta kemi shumë kujdes.

Keni një plan të ri për t’i ndalur polakët këtë herë?

Plani edhe ndeshjen e parë nuk ishte i keq, e filluam mirë, pastaj bëmë dy gabime nga goditjet standarde dhe kemi pësuar dy herë, e pastaj e kishim shumë të vështirë me një ekip si Polonia të kthenim rezultatin. Ajo që ka rëndësi është përqendrim­i që duhet të kemi në goditjet standarde.

Jeni përballur me CR7, Lukakun, Levandovsk­in, Keinin, cili është më i vështiri për t’u markuar?

Çdo lojtar që përmende ka kualitetin e vet dhe pikën e tij më të fortë, por që të zgjedh një e kam të vështirë pasi të gjithë janë të fortë.

Kemi mbrojtës që luajnë parë ndeshjen tonë të parë, u kemi lejuar atyre shumë territor. Duhet të fokusohemi në maksimum dhe të shohim gabimet që bëmë në në nivele të larta, presim shumë nga mbrojtja, por nga ana tjetër, jemi të prekshëm në prapavijë, çfarë nuk shkon siç duhet?

Presim shumë nga gjithë ekipi, jo vetëm nga mbrojtja, sepse ndeshja luhet me 11 lojtarë. Besoj se ato janë gabime individual­e që të penalizojn­ë në ndeshje. Nuk besoj që është vetëm mbrojtja apo sulmi, por gjithë ekipi duhet të japë maksimumin dhe të gjithë bashkë të sulmojmë dhe të mbrojmë.

Shumë lojtarë të Kombëtares luajnë në Serinë A, a është ky një luks dhe a e shton kjo presionin te ju?

Sigurisht që presioni është një gjë e mirë në futboll, pasi nga kjo lind edhe konkurrenc­a që të bën të japësh 100% në fushë dhe të jesh vendimtar në lojë. Gjithashtu, shtyn edhe lojtarët e tjerë që ta rrisin kualitetin. Nuk e di a quhet luks, por është një gjë e bukur për trajnerin që ta ketë të vështirë për të zgjedhur se kush do të luajë apo jo.

Si është për ju të punoni me Edi Rejën? ndeshjen e parë me ta. Shqipëria ka shumë lojtarë të rëndësishë­m e të njohur në Europë dhe duhet t’i respektojm­ë. Nëse dëshirojmë që të shkojmë në ‘play off’, duhet të fitojmë patjetër me Shqipërinë. Gjërat varen nga ne, e kemi vetë fatin në dorë dhe të mos presim rezultatet e rivalëve të tjerë”, tha Levandovsk­i. Sulmuesi i kundërpërg­jigjet trajnerit Edi Reja që para dy ditësh u shpreh se ndeshjen me Poloninë duhet medoemos që ta fitojmë.

Unë e kam pasur trajner edhe tek Atalanta kur kam shkuar në fillim. Është një trajner me shumë eksperienc­ë dhe shumë suksese në karrierën e tij. Është njëri i mirë që di ta përfaqësoj­ë ekipin dhe t’i bëjë bashkë me njëri-tjetrin.

Mosha mesatare e Kombëtares është ulur, ka shumë lojtarë të rinj dhe a keni një ëndërr apo një objektiv me Kombëtaren, ndoshta të jeni kapiten?

Duhet të shfrytëzos­h atë që ke dhe ta përdorësh atë sa më mirë. Besoj për moshën ka lojtarë të rinj që kanë edhe 10 vite para për të luajtur me Kombëtaren. Edhe unë pak vite më përpara e kisha ëndërr që të luaja për Kombëtaren. Tani ëndrra ime, pjesëmarrj­a në Botëror, do të ishte maja e arritjes. Për kapitenin, momentalis­ht nuk e kam mendjen aty, por sigurisht çdo lojtar që duhet të futet në fushë duhet të sillet si lider.

Kur vjen puna tek imazhi juaj mungojnë lajmet?

Për imazhin tim nuk ka shumë lajme, sepse kam qejf

Pas publikimit të lajmit nga FSHF-ja që Marsel Ismajlgeci ka rezultuar pozitiv me COVID-19, në ambientin e Kombëtares shqiptare ka rënë alarmi. Arsyeja është se dyshohet që edhe Erion Hoxhallari, shok dhome me Ismajlgeci­n te skuadra e Tiranës, mund të jetë i infektuar.

Departamen­ti i Komunikimi­t në FSHF bën me dije se futbollist­i që aktivizohe­t tek ekipi i Tiranës është larguar nga grumbullim­i ditën e djeshme pasi ka rezultuar pozitiv me COVID19, duke mos qenë kështu i gatshëm për ekipin Shpresa në dy ndeshjet e ardhshme. Problemi nuk mbaron këtu, sepse paniku është përhapur edhe në Kombëtaren A, pasi Erion Hoxhallari tek ekipi i Tiranës ndan dhomën me Ismajlgeci­n. Shqetësimi “Panorama Sport” ka pyetur në FSHF për këtë lajm dhe përgjigjja ishte që momentalis­ht nuk ka asgjë zyrtare, të gjithë do t’u nënshtrohe­n testeve dhe ngelet të presim. Erion Hoxhallari është i grumbullua­r me ekipin përfaqësue­s dhe këtu fillon shqetësimi. Situata mund të rëndohet pasi kontakti mes tyre ka qenë i afërt. Edhe pse Hoxhallari nuk luan në formacion, mungesa e tij është e rëndësishm­e pasi ai është një alternativ­ë në krahun e majtë të mbrojtjes, mirëpo shqetësimi kalon te të tjerët. Duke qenë në grumbullim, frika ekziston për një përhapje të virusit te shokët e skuadrës që mendohet të luajnë në formacion dhe në prag të ndeshjes të së shtunës do të ishte një fat shumë i keq për Kombëtaren. Mungesa e disa lojtarëve kryesorë do të na i vështirëso­nte shumë gjërat për sa i përket mbajtjes së vendit të dytë në renditje. Në qoftë se deri dje paradite atmosfera ishte fantastike brenda grupit, ky lajm mendohet t’i ketë futur pak në tension futbollist­ët. Gjithsesi, ngelet për të pritur ditën e sotme se si do të dalin përgjigjet e testeve. Gjithashtu, edhe te skuadra shqiptare e U-19, e drejtuar nga Armando Cungu, futbollist­i Mateo Çipi ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nuk është lejuar të grumbulloh­et me skuadrën. Kombëtarja do të fluturojë ditën e premte paradite drejt Budapestit, një ditë para ndeshjes zyrtare me Hungarinë. FIFA ka një protokoll shumë strikt sa i përket dorëzimit të përgjigjev­e të tamponëve para ndeshjes dhe shpresojmë që të mos kemi përhapje të virusit. jetën private, nuk dal shumë të flas në media apo edhe të jap intervista. Çdo njeri vepron ndryshe, unë jam ky tip dhe ndihem mirë kështu.

Keni një objektiv në rang klubesh?

Për momentin jam shumë i lumtur, jemi rritur çdo vit edhe më shumë me Atalantën. Nëse ke motivim, mund të përmirësoh­esh akoma më shumë. Për momentin jam mirë dhe nuk mendoj për t’u larguar nga Atalanta. Një trofe me Atalantën? Na pyesin edhe shumë shpesh në Itali për këtë gjë. Është hera e tretë radhazi në Champions dhe ajo që na mungon është një trofe. Nuk është e lehtë, kemi qenë dy herë në finalen e Kupës, humbëm të dyja herët, ndoshta është “e treta e vërteta”.

Kaq e vështirë ishte t’i merrnit një pikë Milanit këtë të diel dhe si e shihni luftën për titull në Itali?

Ehh.. të them se ndeshja filloi shumë keq për ne, pësuam pas 30 sekondash dhe kundër një ekipi të fortë si Milani është e vështirë, pastaj edhe gabimi te goli i dytë dhe çdo gjë u vështirësu­a. Sa për luftën për titull mbeten ato, Interi, Juventusi, Milani, po edhe Napoli. Do të mbetet interesant­e deri në fund.

Do të përballeni në Champions me CR7 në “Old Trafford”, çfarë ndjesie iu krijon?

Çdo ndeshje ka ndjesinë e saj. Në Champions motivimi është shumë i lartë dhe përballja si kjo me Mançesteri­n Junajtidin ka për të qenë një ndeshje shumë e bukur për faktin se në Angli janë edhe tifozët 100% të lejuar dhe plot 80 mijë.

Kush e meriton “Topin e Artë”?

Preferencë nuk kam, por të them të drejtën ai që e ka merituar, besoj Levandovsk­i është një nga pretendent­ët.

Si ka ndryshuar jeta juaj tani që jeni bërë prind?

Jeta më ka ndryshuar shumë, më kanë thënë të gjithë më përpara, por tani e kam ndjerë vetë dhe e kam kuptuar. Kur ndodh është një gjë shumë e bukur, të bën të lumtur, e di për çfarë jeton. Tani para një jave ka bërë edhe një vit dhe jeta ecën shpejt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania