Panorama (Albania)

Rrëzimi i avionit, Policia: S’u gjet asgjë brenda

“Po punojmë me Malin e Zi e Kosovën për të zbuluar itinerarin”

-

Policia e Shkodrës dha dje detaje në lidhje me avionin që u rrëzua në zonën e Kelmendit, duke deklaruar se brenda tij nuk u gjet asnjë send i kundërligj­shëm. Policia thekson se avioni sportiv dyvendësh është rrëzuar rreth 800 metra nga kufiri me Malin e Zi në vijë ajrore. “Më datë 04.10.2021, në orën 12:30, në sallën operative të Komisariat­it të Malësisë së Madhe, Shkodër, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Velipojë, Vermosh, Njësia Administra­tive Kelmend, Bashkia Malësia e Madhe, ishte rrezuar një avion sportiv. Me marrjen e njoftimit, menjëherë në drejtim të adresës së dhënë u nisën shërbimet e Policisë dhe drejtori i Drejtorisë

Vendore të Policisë Shkodër, për të verifikuar informacio­nin, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi, është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m, në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifiki­mi. Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor, në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligj­shëm. Në bashkëpuni­m edhe me vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosovë, po punohet për përcaktimi­n e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion, identifiki­min e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore për identifiki­min e automjetit që ka marrë dhe larguar pilotët nga vendngjarj­a, si dhe për përcaktimi­n e shkaqeve të rënies së avionit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania