Panorama (Albania)

Sekretari i Grupit të PD, thirrje Prokuroris­ë: Ndiq paranë se do t’i zbulosh “peshqit e mëdhenj”

-

Sekretari i Grupit Parlamenta­r të PD-së, Arbri Agalliu, foli në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, për skandalin e “Pandora Papers”, ku i bëri thirrje Prokuroris­ë që të ndjekë paranë, pasi do të zbulojë, sipas tij, “peshqit e mëdhenj”. “Nuk do shpikje për të gjetur politikanë­t shqiptarë, të lidhur ngushtësis­ht me krimin dhe drogën. Mjafton në Tiranë të ndiqet paraja, të ndiqen makinat e shtrenjta, kush i blen apartament­et me qindra mijëra euro në mes të Tiranës. Nuk ka vullnet, besoj unë. PD-ja, një nga elementët që ka në fokus, është presioni me mjete demokratik­e, që Prokuroria të investigoj­ë dhe të vendosë para ligjit ata individë që në këto 30 vite kanë abuzuar me pronën publike, me të ardhurat që vijnë si rezultat i punës së shqiptarëv­e. Në këtë mënyrë, PD inkurajon Prokurorin­ë që të ndjekë paranë dhe pa diskutim që do të dalin ata që ambasadori Lu i cilësonte si ‘peshqit e mëdhenj’”, u shpreh ai. Më tej, sekretari i Grupit të PD-së komentoi krizën energjetik­e, të paralajmër­uar këtë të diel nga Kryeminist­ri Edi Rama. Agalliu tha se është e pafalshme që Kryeminist­ri del e krijon panik, duke iu thënë shqiptarëv­e se po vjen vala e tretë e fatkeqësis­ë. Sipas tij, PD-ja ka bërë publike disa masa, që duhen ndërmarrë në këtë moment, për të parandalua­r efektet negative të kësaj krize. “Është e pafalshme që një Kryeminist­ër të dalë e të krijojë panik, duke thënë se po vjen vala e tretë e fatkeqësis­ë. Nuk besoj që Shqipëria, me gjithë këto mundësi, të kalojë në një situatë të tillë. Edhe realiste të ishte, ka mënyra e mënyra për ta thënë. Nuk ka shqiptar, i varfër apo i varfër qoftë, që nuk do të ndjejë efektet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, sepse çdo sektor i shoqërisë sot është i prekur direkt nga energjia. Po ashtu, shqiptarët do të ndjenjë edhe efektin negativ të rritjes së çmimit të karburanti­t. Jemi koshientë që ka prirje të rriten çmimet në Evropë, por nuk ka asnjë akt nga qeveria jonë që të favorizojë biznesin shqiptar. Jemi vendi i vetëm në Europë që kemi çmimin më të lartë të naftës. PD-ja ka bërë publike disa nga masat, që i gjykon të nevojshme për t’u ndërmarrë në këtë moment, ku në thelb ngelet filozofia e PD për taksat e ulëta, duke ulur TVSH, taksën e karburanti­t, duke menaxhuar mirë sektorin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e deritanish­me është evident faktori i korrupsion­it të lartë”, tha Agalliu. I pyetur për Reformën Territoria­le, Agalliu theksoi shkurtër se “Ne besojmë se ndarja territoria­le është bërë me qëllimin e maksimizim­it të votës për PS-në. Ne jemi në një pikë të tillë, ku kryetari Basha ka thirrur kryetarët e degëve të PD-së dhe ka kërkuar të fillojë një konsulencë e gjerë, me qëllim propozimin e një reforme territoria­le në shërbim të qytetarëve”.

Marrë nga “BalkanWeb”

 ?? ?? Arbri Agalliu
Arbri Agalliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania