Panorama (Albania)

Tajvani/Blinken paralajmër­on për rreziqet nga “provokimet” e Kinës

- Sebastian Kurz

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi manovrat e fundit ushtarake të Kinës rreth Tajvanit, duke u kërkuar udhëheqësv­e në Pekin që të ndalojnë këtë sjellje nga frika e një llogaritje­je të gabuar. “Veprimet që kemi parë nga Kina janë provokuese dhe potenciali­sht destabiliz­uese”, tha Blinken të mërkurën në një intervistë në Paris, me televizion­in “Bloomberg”. “Ajo që shpresoj është se këto veprime do të ndalojnë sepse gjithmonë ekziston mundësia e llogaritje­s së gabuar, e komunikimi­t të gabuar dhe kjo është e rrezikshme”, shtoi ai. Kina ka rritur tensionin rreth Tajvanit javët e fundit, duke dërguar shumë avionë luftarakë në zonën e identifiki­mit të mbrojtjes ajrore të ishullit. Në të njëjtën kohë, SHBA dhe disa aleatë, përfshirë Japoninë dhe Britaninë e Madhe, kanë kryer stërvitje detare në ujërat e afërta. “Është shumë e rëndësishm­e që askush të mos ndërmarrë veprime të njëanshme që ndryshojnë status quo me force”, tha Blinken. Në një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës, Blinken e quajti marrëdhëni­en SHBA-Tajvan “të fortë”. Vërejtjet e tij mbi veprimet e Kinës i bënë jehonë atyre të Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, të hënën, komente që nxitën zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying të kritikonte SHBA-në për deklaratat e saj “jashtëzako­nisht të gabuara dhe të papërgjegj­shme” ndaj një ishulli që e konsideron territor të saj. Sipas “Bloomberg”, Blinken tha se “do ta shohim” nëse Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping janë në gjendje të takohen personalis­ht në javët ose muajt e ardhshëm. Drejtuesit e dy ekonomive më të mëdha në botë ende nuk janë takuar ballë për ballë që kur Biden u bë President, dhe administra­ta amerikane deri më tani ka sinjalizua­r se do të vazhdojë me qasjen agresive të ish-Presidenti­t Donald Trump ndaj Kinës, veçanërish­t në tregti. Ndërsa kishte spekulime se Biden dhe Xi mund të takoheshin personalis­ht në samitin e Grupit 20 në Romë këtë muaj, diplomatët kinezë kanë informuar anëtarët se Xi aktualisht nuk planifikon të marrë pjesë në takim, raportoi “Bloomberg News”. Xi nuk është larguar nga vendi që në ditët e para të pandemisë, hendeku më i gjatë pa një udhëtim të huaj nga ndonjë udhëheqës i G-20. Të martën, Biden tha se ai dhe Xi kanë riafirmuar marrëveshj­en e tyre për Tajvanin. Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se Këshilltar­i për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan do të takohej me zyrtarin më të lartë të Kinës për çështjet e jashtme, Yang Jiechi, në Zyrih. Tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vjetët e fundit, sipas ministrit të Mbrojtjes së Tajvanit, duke paralajmër­uar për rrezikun e një sulmi aksidental midis dy vendeve. Chiu Kuo-cheng i bëri komentet pasi Kina dërgoi një “numër rekord” të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, për katër ditë rresht. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtua­r përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania