Panorama (Albania)

Alizoti: Rama ka lidhje biologjike me Partinë e Punës

“Kur ne vuanim burgjeve, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut”

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Tomor Alizoti, deklaroi se Kryeminist­ri Edi Rama ka një lidhje biologjike me Partinë e Punës, pasi është djali i Kristaq Ramës dhe nip i Spiro Kolekës.

Në një dalje për media nga ambientet e jashtme të Parlamenti­t, Alizoti iu përgjigj deklaratës së Kryeminist­rit Rama se deputetët e PD-së me qëndrimet e tyre, duken si mbeturina të Partisë së Punës. Gjithashtu, deputeti i PD-së u shpreh se kur demokratët vuanin burgjeve të diktaturë, Rama bridhte në rrugët e Bllokut me çorape të kuqe. “Më ngacmoi deklarata e Kryeminist­rit, i cili tha se “PD-ja ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjëra mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së Punës. Ai foli për veten e tij, Partia e Punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral”, pohoi deputeti demokrat. Për sa i përket protestave në lidhje me rritjen e çmimeve, Alizoti u shfaq përkrahës i tyre dhe theksoi se Shqipëria nuk duhet të rreshti kurrë duke bërë protesta. “Unë flas si Alizoti dhe si pjesë e PD-së. Si Alizot, Shqipëria nuk duhet të rresht për të bërë protesta. Populli shqiptar është i vetmi popull në Ballkan që vuan për të rritur fëmijët. Ky është një popull i vuajtur. Unë jam për protestë maksimale nga ana e PD-së për këtë problem”, tha ai. Më herët, Rama tha në Kuvend se: “Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizi­mit të tregut, po mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të Partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër”.

 ?? ?? Tomor Alizoti
Tomor Alizoti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania