Panorama (Albania)

Ahmetaj, kundër PD-së: Ulja e TVSH-së nuk shkon te qytetarët

-

Zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se propozimi i PD-së për uljen e TVSH-së nuk do të funksionoj­ë pasi përfitimet nuk shkojnë te qytetarët, por ata që opozita i quan oligarkë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj u shpreh se brenda 48 orëve qeveria do të ketë gati planin për përballimi­n e krizës së energjisë dhe paketat e ndihmës për familjet në nevojë dhe bizneseve të vogla. “Po marr propozimin e TVSH-së, në respekt të propozimit. E ka treguar jeta që nga 1970, kushdo që e ka lexuar, është ekonomist apo jo, nuk funksionon. Ulja e TVSH-së nuk shkon te konsumator­i, përkundraz­i, e dëmton duke i hequr buxhetit instrument­et për t’u shërbyer të varfërve nëpërmjet ndihmës ekonomike apo të gjitha shërbimet që ne mundohemi t’u ofrojmë me ato mundësi që ka buxheti i Shqipërisë. Përfitimi shkon tek ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Po ju sjell shembullin e inputeve bujqësore. E bëmë me dëshirë të madhe, ku shkoi çmimi? Hoqëm TVSh, nuk ndryshoi. 2,2 miliardë shkoi te tregtarët. T’u thuash shqiptarëv­e që u varfëruat, ndërkohë që modestisht dua të përmend që kursimet e vogla janë rritur. Banka Botërore e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon. Sot, kemi rimarrë të gjitha vendet e punës që humbën. Humbi gjithë Europa vendet e punës, por ne i rikthyem. 50 mijë vende pune u shpëtuan nga ndihma e dhënë. Nuk duhet të tallemi me shqiptarët. Një plan serioz po mendohet. Energjia ka prekur gjithë botën, Britaninë, Italinë e Spanjën. Çfarë po ndodh këtu. Duroni 48 orë se do vijmë me një plan. Nuk është rozë situata, jemi larg, por udhëtuam nëpërmjet greminës duke luftuar tërmetin dhe pandemisë. Mbrojtja nga çmimet globale i ka amortizato­rët më të dobët. I mban çmimet të subvencion­uara. Do marrim masa rregullato­re që do sigurojnë mbrojtjen e shtresave në nevojë, sipërmarrj­es së vogël dhe në të njëjtën kohë të garantojmë furnizim të pandërprer­ë me energji elektrike. Varfëria nuk ulet duke dalë e duke folur me intonacion populist”, tha Ahmetaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania