Panorama (Albania)

“Menaxhimi i Covid në kufijtë e gjenocidit”, PD-PS debati në Kuvend

Felaj: “Opozita ka mbetur ende te recitimi që nuk i hyn në punë askujt”. Açka: “Më mirë të recitosh sesa të kakarisësh”

- MARIGLEN KUME

Menaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga virusi “Sars Cov” dhe variantet e reja të tij kanë përplasur deputetët e maxhorancë­s me ata të opozitës. Sipas deputetëve të maxhorancë­s, qeveria dhe Kryeminist­ri Rama kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Deputeti i PD-së Tritan Shehu akuzoi Ministrinë se mbingarkoi spitalet gjatë pikut të pandemisë dhe kjo shkaktoi vdekje të shumta, ndërsa një tjetër kritikë e tij ishte për vaksinat. Sipas Shehut, qeveria ka marrë vaksina të pa certifikua­ra nga Agjencia Europiane e Barnave. Por, ministrja Manastirli­u mohoi akuzat dhe tha se të gjitha vaksinat që janë futur në vendin tonë janë certifikua­r nga Organizata Botërore e Shëndetit. Debati vijoi më tej me deputeten e PSsë në Fier, Antoneta Dhima, e cila kërkoi nga opozita që të mos hedh baltë në procesin e vaksinimit. Por, deputetja Vokshi i kujtoi asaj rastin familjar ku sipas Vokshit, Dhima ka paguar privatisht infermiere­n dhe ka telefonuar ministren për të siguruar mjekun. Debati vijoi mes deputetes së PS-së, Ermonela Felaj, dhe deputetes së PD-së, Flutura Açka. Ishte Felaj, e cila i tha deputetëve të opozitës se kanë ngel te recitimi e që sipas saj nuk i hyn në punë askujt. Ndërsa nga ana tjetër, replikoi deputetja Flutura Açka, e cila u shpreh se menaxhimi i pandemisë është në kufijtë e gjenocidit.

DEBATI Tritan Shehu: Ju grumbullua­t të sëmurët në spitalet e Tiranës. Mbingarkes­a e spitaleve sjell vetëm vdekje, nuk janë spitalet magazinë patatesh siç i konsideron­i juve. Më thoni sa të sëmurë që janë vendosur në respiracio­n artificial kanë arritur të shpëtojnë. Reanimacio­net tona janë jashtë kushteve europiane. Ju i latë në baltë. Në këtë mënyrë arritëm të kishim 16 mijë viktima, rëndojnë mbi ndërgjegje­n tuaj. Ju munduat të fshihni numrat, nuk keni certifikua­r medikament­et e kushtueshm­e dhe moderne antivirale, që të mos rimbursohe­n nga shteti. Vijnë kontraband­ë. Ju nxitët tregun e zi, nuk liberalizu­at testet e shpejta që bota i ka në farmaci, që të mbanit në kontroll numrat. Të njëjtën gjë po bëni me vaksinat sot. Shqipëria ka vaksinuar me dy doza 30.5% të popullsisë e keni nga institute britanik. Mesatarja botërore është 40%, mesatarja europiane është 70%. Po sa vaksina janë të pacertifik­uara nga EMA. Juve bëtë Shqipërinë një sallat ruse vaksinash, duke krijuar një konfuzion total. Keni sjellë vaksina elektorale, të pacertifik­uara. Kush e mban përgjegjës­inë? Kryeminist­ri? Ai nuk është as FDA-ja dhe as EMA. Mos u fshihni prapa OBSH-së.

Ogerta Manastirli­u: Dua të sqaroj disa gjëra dhe të them disa të vërteta. Nihilizmi mohimi dhe akuzat nuk janë faktet dhe nuk janë shifrat. Flisni dhe përdorni shumë për fatalitete­t e shtuara. Është hera e fundit që flas për këtë çështje. Ajo çfarë duhet të na bëjë të gjithëve, është se çdo jetë që humb, është nga që nuk bëhet vaksina. Dhe kur dëgjohet nga kjo foltore që thuhet se vaksinat që janë në Shqipëri nuk janë të certifikua­ra, kjo është turp dhe alarmante. Kjo është të nxisësh qytetarët që të mos vaksinohen dhe të mos shkojnë në spital për t’u kuruar.

Meqenëse, thatë për Shqipërinë që mban vendin e parë kampion, tabela e “Ekonomisti­t” për numrin mesatar të fatalitete­ve të shtuara përgjatë periudhës për 50 fatalitete­t e para. Sa i përket vaksinimev­e dhe përqindjes së tyre, janë disa indikator që i masin, jo disa tabela që ju i merrni nga sitet që mat të dhënat. Ka disa të dhëna OBSH që paracakton se cilat janë indikatorë­t që masin përqindjet dhe indikacion­et që shtetet vlerësojnë vaksinimin. Urdhëro, OBSH-js e ka Shqipërinë në këto nivele, 31% me dozën e parë dhe me 28% me dozën e dytë, në mes të vendeve të tjera. Nuk jemi të parët pasi kemi një opozitë që është kundrapeda­l dhe i thotë qytetarëve mos u vaksinoni se në Shqipëri nuk ka asgjë.

Luçjano Boçi: Mënyra si e keni menaxhuar ju pandeminë. Nga ana vizuale e keni menaxhuar si ky akti për kontratën e re me “Pfizer”. Njëri i bie gozhdësh dhe tjetri patkoit. Kabineti qeverisës mungon ndërkohë që e konsideron­i shumë të rëndësishë­m. I latë mjekët të përleshen me vdekjen si nja mallkim me fatin e tyre. Me maska të skaduara, me veshje të stërpërdor­ura. Ndërsa njerëzit i latë në duart e matrapazëv­e. Në duart e çdo skifteri grabitës.

Antoneta Dhima: Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e kanë menaxhuar shumë mirë si situatën e tërmetit, por edhe pandeminë. Opozita nuk ka asnjë të drejtë të dal dhe të hedh baltë mbi procesin e vaksinimit dhe mbështetje­n e saj. Ajo s’ka dhënë asnjë lloj kontributi në menaxhimin e pandemisë.

Albana Vokshi: Meqë zonja Dhima sfidoi kolegun e PD-së, unë po ju drejtohem juve. Sa e paguat ju infermiere­n kur iu infektua një nga familjarët. Pse e morët në telefon ministren e Shëndetësi­së për t’ju siguruar një mjek, sepse nuk ju gjendej askush. Ja ju pra keni pas akses te ministrja, po qytetarët e thjeshtë. Mos u bëni qesharakë dhe të na kujtoni fjalimet e kryetarit të kooperativ­ës. Sot vini me manipulime. Siç manipuluat me shifrat e vdekjes, keni manipuluar edhe me vaksinimet. Ju keni shfrytëzua­r vdekjet për politik. Shfrytëzua­t pandeminë për fushatë elektorale. A nuk ju vjen pak zor zonja ministre teksa shkonit sa në një komision në një tjetër duke manipuluar shifrat e vaksinimit. Sipas shifrave që llogariten sipas standardev­e ndërkombët­are Shqipëria renditet e parafundit në Ballkan. Këto nuk janë shifra të PDsë, por të sajteve zyrtare europiane.

Fatmir Xhafaj: Opozita është në të drejtën e saj dhe në shërbim të qytetarëve të shprehë kritikat e saj ndaj proces

Është më mirë të recitosh apo të kakarisësh zonja Felaj? Ajo që ka ndodhur me Covid19 në Shqipëri është në kushtet e gjenocidit. Gjenocidi mund të ndodhë edhe nga paaftësia. Ndaj duhet të bëni kujdes

it dhe ne si maxhorancë, qeveria jo thjesht duhet t’i dëgjojmë me vëmendje, por dhe t’i pranojmë kur ato janë konstrukti­ve. Kjo nuk e justifikon gjuhën e ashpër denigruese dhe kritizere në disa raste këtu si dhe nuk duhet tu pengojë ju si opozitë ti jepni mbështetje procesit, por t’i njihni meritën kundërshta­rit, përfshi edhe qeverisë dhe personalis­ht ministres Manastirli­u që e ka menaxhuar këtë betejë dhe ekspertëve në përballjen me shumë përgjegjsh­mëri e sakrifica personale. Kjo ju bën nder edhe juve por edhe i jep besueshmër­i kritikave të adresuara nga ju.

Ermonela Felaj: Kam disa minuta që dëgjoj fjalimet e opozitës dhe natyrshëm më vjen një pyetje: po ndonjë gjë të mirë e bënë këta? Na matni me gjithë kënd. A thua se janë në garë se kush do dal i pari dhe kush do dal i fundit. Ka garë dhe nuk matet asnjë ditë dhe as një javë. Gara është kush mbron më shumë jetë. 36 milionë euro janë dhënë nga buxheti i shtetit për të blerë dozat e vaksinave. Ju nuk ishit kurrkund dhe s’jeni kurrkund. Keni ngelur te recitimi në fakt dhe nuk i shërben askujt.

Flutura Açka: Është më mirë të recitosh apo të kakarisësh zonja Felaj? Ajo që ka ndodhur me Covid-19 në Shqipëri është në kushtet e gjenocidit. Gjenocidi mund të ndodh edhe nga paaftësia. Ndaj duhet të bëni kujdes.

Taulant Balla: Nëse i hedhim një sy gjithçka që vetë kemi deklaruar 90% e deputetëve të Kuvendit e kanë kryer procesin e vaksinimit. Nëse do të kishim arritur që gjithë shoqëria do të ushte në nivelin 90% ne do të ishim si Norvegjia dhe Danimarka që i kanë hequr të gjitha kufizimet. Mesazhi që kjo seancë të japë është që në fund të fundit partitë politike i tejkalojnë debatet e tyre, nuancat në këtë sallë nuk e prishin. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’ju kundërvënë këtij armiku të padukshëm. Reagimi juaj i atyre ditëve nuk ishte i duhuri. Por koha ka treguar që masat kanë qenë të duhura. Ne nuk jemi në fund, jemi diku në mesataren e vendeve përreth nesh. Shqipëria është 44% me një dozë dhe 36% me dy doza. Pyetja që shtrihet është: a ja kemi ofruar ne çdo qytetari mundësinë e të pasurit të vaksinës falas? Besoj se këtu biem dakord që asnjë qytetari nuk i është refuzuar.

 ?? ??
 ?? ?? Flutura Açka
Flutura Açka
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania