Panorama (Albania)

Situata, në 24 orë 12 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit

-

Rriten sërish fatalitete­t si pasojë e COVID-19. Në 24 orët e kaluara, janë shënuar 12 humbje jete, ndërsa në spital numri i të shtruarve ka shkuar në 167 pacientë, nga të cilët 21 ndodhen në terapi intensive. “Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastr­a 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësi­së. Lidhur me rastet e reja, të enjten janë raportuar 533 të prekur nga rreth 4 mijë testime të kryera. Në gjykimin e ekspertëve, shifrat e infeksioni­t janë në rënie, gjë që në ditët në vijim do të reflektohe­t duke sjellë rënie të shtrimeve në spital në të njëjtën kohë edhe të fatalitete­ve. Sa i takon procesit të vaksinimit dhe dozave të siguruara deri më tani, ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u tha se kanë mbërritur edhe 188 mijë doza “AstraZenec­a” nga Italia, pjesë e instrument­it “Covax”. ”Kanë mbërritur dhe po shpërndahe­n sot edhe 188 mijë doza vaksine ‘AstraZenec­a’, falë mbështetje­s së Italisë mike, si pjesë e instrument­it ‘Covax’, duke mbërritur në mbi 2 milionë e 262 mijë doza të ardhura në vend. Brenda këtij viti, do të arrijmë në mbi 3 milionë doza të mbërritura dhe mbi 5 milionë doza deri në vitin 2022, me kontrata e marrëveshj­e tashmë të siguruara”, tha Manastirli­u, gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania