Panorama (Albania)

Gjekmarkaj ironizon Ramën: Falë tyre mbin bari, ujkun s’e ha gomari

Grida Duma: Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend!

-

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar Kryeminist­rin Edi Rama dhe qeverinë për sjelljen e saj gjatë periudhës së pandemisë.

Gjekmarkaj tha se Kryeminist­ri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari, ndërsa kërkoi llogari për mungesën e një fushate për vaksinimin e studentëve shumë më herët se fillimi i vitit akademik. “Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutue­shme hyjnore! Ja shikojeni Kryeminist­rin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile. I bjerrë në besim e qorr dy sysh, ai që nuk e sheh apo ndjen. Falë tyre ‘Shqipëria buzëqesh’ ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrëzohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky Parlament. Falë tyre hapet universite­ti më datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona! Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë, me besë e shpresë! Studentët shqiptarë deri tani janë shumë pak të vaksinuar në një shoqëri 28-30 për qind të vaksinuar, gjysma me vaksina të dyshimta. Kërcënimi është gjuha e zgjedhur e Kryeminist­rit”, tha Gjekmarkaj. Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetar­ja e Partisë Demokratik­e, Grida Duma, kritikoi qeverinë për menaxhimin e situatës së pandemisë. “Sot flasim këtu për dozat e vaksinave, sa doza do vijnë; me sa do të blihen; erdhën vonë apo herët; ndërsa nuk flasim për mbidozën; Mbidozën e depresioni­t, nga lodhja e rropatja, pasiguria, varfëria për shqiptarët. Jemi në një mbidozë të një regjimi frenetik depresioni. Në këtë vend, në vendin tim në vendin tënd një i çmendur, një vend e çmend! Do t’ju kishte thënë një poet që dikur është ulur diku aty… Në kohën kur gjithçka ndaloi dhe u mbyll, kur shqiptarët jetonin karantinën, shumica me frikën se do humbnin punën, të tjerë me frikën se s’do përballoni­n me lekë shëndetësi­në falas, ata në fshatra jo vetëm paguanin 40 mijë lekë t’i vinte një infermier por luteshin zotit t’i vinte.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutue­shme hyjnore! Ja shikojeni Kryeminist­rin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile

 ?? ?? Agron Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj
 ?? ?? Grida Duma
Grida Duma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania